Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Kur përmenden pushimet verore, shumicës prej nesh i shkon mendja te plazhi ose pishina, veshur me një palë rroba banje të reja dhe rehatuar në shezlong. Por vera është periudha e vitit kur lëkura është më shumë se kurrë e ekspozuar në diell, prandaj dhe kujdesi për të duhet të jetë më i madh. Për një kujdes sa më të mirë të lëkurës, Living jep disa këshilla shumë të vlefshme, duke përdorur produktet e markës L’OCCITANE.
Për duar të buta e të bukura, përdorni gjithmonë krem hidratues. Rekomandojmë: SHEA BUTTER 20% HAND CREAM 30 ML.
Kremi mitik për hidratimin dhe mbrojtjen e duarve në çdo stinë. Përdorni kremin e duhur të duarve dhe jepuni atyre butësinë e dëshiruar. Dhurojini vetes një lëkurë të butë dhe joshëse! Ky krem, falë përqendrimit të gjalpit të karitesë (20%), mjaltit dhe bajames, mbron, ushqen dhe zbut duart, duke u falur një aromë të këndshme. Është i përshtatshëm për ta mbajtur kudo me vete.
Krem hidratues për lëkurën dhe jo vetëm. Për një lëkurë të shëndetshme dhe plot gjallëri, hidratimi është një element kyç.
Rekomandojmë: PEONY FLORA CC CREAM SPF 20, 40 ml
Ai është i pasuruar me ekstraktin rigjenerues dhe perfeksionues të luleve të bozhures. Përbërja e tij e lehtë dhe hidratuese, e lejon lëkurën të marrë frymë lirisht, largon shenjat e lodhjes dhe stresit, si dhe e transformon atë që pas disa aplikimeve, duke krijuar një pamje tërësisht natyrale. Me praninë e filtrave natyrale UV, ajo është e mbrojtur nga efektet e dëmshme të diellit.
Qumësht për trupin: qumështi përdoret pas dushit, për të rigjeneruar lëkurën e dëmtuar nga rrezet e diellit apo nga mungesa e hidratimit. HERBAE BEAUTY MILK 250 ml.
I pasur me vajin e farave të rrushit dhe gjalpë kariteje, për hidratim që zgjat, do të bëjë që lëkura juaj të rigjallërohet në çast. Ky locion hidratues që parfumon dhe hijeshon lëkurën, është zgjedhja ideale për gratë dhe vajzat me zemër të lirë dhe rebele, të cilat nuk kanë frikë të jenë vetvetja. Falë përbërjes së lehtë dhe delikate, ky locion përthithet lehtësisht dhe shpejt nga lëkura, duke e lënë të parfumuar me aromën e freskët dhe florale të lëndinave të Provence-s.
Eksfoliues. Një here në javë duhet aplikuar një produkt eksfoliues, që ndihmon në zhdukjen e qelizave të vdekura dhe në rritjen e qarkullimit të gjakut në lëkurë.
RADIANCE SCRUB 6 ml.
Falë teksturës së tij tepër delikate, si një reçel i bërë në shtëpi, dhe i pasuruar me copëzat e frutës, të cilat mundësojnë pastrimin e fytyrës nga çdo papastërti dhe qelizat e vdekura, i jep fytyrës një pamje më të freskët, më rrezatuese dhe plot jetë. Aplikohet si maskë. Në fytyrën e pastër dhe të thatë, vendoset një sasi e konsiderueshme, përhapet, lihet 3-5 minuta dhe pastaj shpëlahet me ujë. Aplikohet edhe si skrab 1-2 herë në javë. Në fytyrën e lagur vendoset një sasi më e paktë, duke e masazhuar me lëvizje rrethore dhe më pas shpëlahet me ujë.
Parfumi është zgjidhja më praktike për t’u ndier rehat në të gjitha situatat.
ROSE BURST OF VITALITY Fragranced Water 50 ml
Një ndërthurje aromash të freskëta dhe agrumesh që ju jep pikërisht atë që kërkoni: një koktej unik lulesh, që ju fal një ndjesi të veçantë gjallërie. Një ndërthurje e përsosur e freskisë dhe energjisë së luleve të portokallit dhe bergamotave, pasuruar me delikatesën dhe sensualitetin e trëndafilit.
Buzëkuq vitaminoz: ai ushqen dhe hidraton buzët, duke u dhënë një shkëlqim natyral.
FRUITY LIPSTICK GOR-JUICEPOMELO 2.8 G.
Mbroni dhe përkëdhelni buzët me këtë buzëkuq me zemër vitaminash (pa silikon), me 8 nuanca të ndryshme joshëse, kombinuar me shije frutash, vaj esencial shege, karote, qitroje të kuqe, vitaminë E dhe vaj kastori. Falë përbërjes tepër delikate e me veti ushqyese do t’ju falë buzëve një hidratim maksimal gjatë gjithë ditës dhe një nuancë rezistente.
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. Çaji mund t'j...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...