Kujdesi per trupin 2 Gusht 2019

Nga antidjersa deri tek depilimi, të gjitha shkaqet e shenjave të zeza në sqetull; Ja si ti zbehni ato

Kujdesi per trupin

Shfaqja e shenjave të errëta poshtë krahëve edhe pse i keni depiluar ato mund të jetë një çështje e bezdisshme kozmetike. Mund të jetë pasojë e akumulimit të qelizave të vdekura të lëkurës, depilimit me brisk, përdorimit të rregullt të kremrave për heqjen e qimeve, djersitjes së tepërt ose përdorimit të deodorantëve  me bazë alkooli. Sidoqoftë, nuk ka nevojë të shqetësoheni, pasi ekzistojnë mënyra të shumta për të eleminuar këtë çështje.

Sode buke: Përgatisni një pastë të trashë nga soda e bukës dhe uji. Krijoni këtë skrab për pjesën poshtë sqetullave dhe fërkojinia to. Bëni këtë disa herë në javë. Soda e bukës dhe kripa gjithashtu ndihmojnë në neutralizimin e aromës.

Limoni: Fërkoni me një gjysmë  limoni  lëkurën tuaj për disa minuta. Pastaj, lëreni atje për 10 minuta, dhe më pas, lajeni mirë. Limonët mund të jenë të ashpër në lëkurë, kështu që sigurohuni që të aplikoni një hidratues më pas.

Uthulla: Përgatitni një paste të trashë nga mielli dhe uthulla. Aplikojeni atë përpara se të bëni një dush të nxehtë. Lëreni që pasta të thahet për 10 deri në 15 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Përsëriteni disa herë në javë.

Patatet: Fërkoni një fetë të hollë të patates tek sqetullat tuaj. Ju gjithashtu mund tëaplikoni lëngun e patates. Pastaj, lejoni që krahët të thahen për 15-20 minuta para se t'i lani me ujë të vakët. Këshillohet që ta përsërisni këtë dy herë në ditë dhe të lejoni që vetitë zbardhuese të patateve të funksionojnë, pa acarim. I njëjti trajtim mund të bëhet edhe me kastravecët.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor