Kujdesi per trupin 2 Gusht 2019

Shpëtoni një herë e mirë nga njollat e errëta në qafë, sqetulla e kofshë për 15 min; Ja maska magjike me 3 përbërës

Kujdesi per trupin

Njollat të errëta zakonisht shkaktohen nga rruajtja, depilimi, ekspozimi i tepruar në diell, por edhe nga faktorë të brendshëm si luhatja hormonale, marrja e medikamenteve të caktuara, apo probleme të ndryshme shëndetësore si diabeti apo  mbipesha. Njollat e errëta mund të shfaqen në zonën e qafës, sqetulla dhe pjesën e brendshme të  kofshëve.

Ndonëse ka shumë produkte ose trajtime bukurie që mund të ndihmojnë në eliminimin e këtyre njollave të errëta, ato zakonisht janë plot me kimikate dhe janë mjaft të shtrenjta. Ju mund ta provoni këtë pastë të përgatitur në shtëpi e cila nuk ka asnjë efekt anësor.

1 lugë gjelle sode buke
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle kripë

Përgatitja:

1. Përziejini të gjithë përbërësit derisa të përgatisni një pastë homogjene.
2. Aplikoni pastën në zonat e prekura.
3. Lëreni për 20 minuta.
4. Lajeni lëkurën me ujë të ftohtë.

Shënim:

1. Trajtimi duhet të bëhet të paktën 3 herë në javë derisa zona e errët të jetë zbehur.
2. Gjatë trajtimit, mos harroni të përdorni krem mbrojtës me faktorë të lartë kur ekspozoheni në diell.
3. Konsumoni ushqime të pasura me vitaminë E dhe pini shumë ujë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor