Kujdesi per fytyren 1 Gusht 2019

4 sekrete për vetulla perfekte; ekspertët zbulojnë teknikat personale

Kujdesi per fytyren

Vetullat janë një pjesë e rëndësishme e fytyrës, ato e konturojnë atë po gjithashtu I japin syve vëmendjen e duhur. Nëse  nuk shkoni te personi I duhur për ti rregulluar dhe pastruar me siguri që do të keni problem. Por nëse mendoni se jeni të aftë t’i pastroni vetë atherë duhet të dini këto sekrete që kanë zbuluar profesionistët:   

Lyerja e vetullave: Në mënyrë që të lyejnë vetullat, artistët përdorin ose një ngjyrosje të veçantë ose këna. Ajo që duhet të dini kur I lyeni ato në shtëpi është që boja duhet të jetë natyrale si kënaja sepse të tjerat mund t’ju japin alergji dhe t’ju shkaktojnë dhe problem më të mëdha.

Kënaja është pak më pak agresive se bojrat e tjera dhe më afatgjatë.  

Mos bëni mikroblading ose tatuazhe: janë procedura ku një parukier apo artisti punon me fijet natyrale të vetullave tuaja. Por nëse keni fije të holla atëherë duhet të shmangni këto procedura me patjetër pasi vetëm një profesionist mund t’ju konfirmojë ose jo nëse mund ti bëni vetullat tuaja.

Ka shumë rreziqe. Ju nuk e dini se si lëkura juaj do të reagojë ndaj pigmentit ose çfarë ngjyre do të keni në fund dhe nëse nuk ju pëlqen ose dëshironi ta hiqni atë, do t'ju duhet një procedurë lazer. Asnjë profesionit I vërtetë nuk ja u rekomandon këtë gjë

Ka disa gjëra që ju lehtë mund të bëni vetë për të formuar vetullat tuaja( shihni veprimet e fotove më poshtë

Rrokullisni piskatoren përmbys dhe vendoseni vertikalisht, përgjatë hundës tuaj përmes këndit të brendshëm të syrit tuaj. Shënoni një pikë në secilën prej vetullave duke përdorur një laps. Kontrolloni për të parë nëse linjat në urën e hundës janë simetrike. Hiq qimet në mes.

Shënoni pikat tuaja të përfundimit duke vendosur piskatoren në anën e jashtme të syrit tuaj. Vendi i saktë ku piskatore prek vetullën tuaj është vendi ku flokët duhet të mbarojnë. Hiqni qimet përtej vijës së shënuar me laps.

Tani duhet të përcaktoni trashësinë e vetullave. Vizatoni një pikë që shënon pjesën më të ulët të qimeve tuaj dhe hiqni të gjitha qimet e tepërta më poshtë saj.

Më në fund, formoni harkun tuaj. Ekspertët thonë se maja e ballit duhet të jetë e drejtë me kockën tuaj të ballit. Bishti duhet të jetë vetëm pak më i hollë se pjesa kryesore.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor