Aktualitet 31 Korrik 2019

Rikthehet frika nga merimanga e zezë, 15 persona janë shtruar në spitalin e Fierit brenda një jave

Aktualitet

Insektet dhe zvarranikët po bëjnë kërdinë në qytetin e Fierit. Vetëm në javën e fundit, në spitalin Rajonal janë rregjistruar 6 raste nga pickimi i merimangës së zezë duke e çuar në total në 9 numrin e personave të pickuar gjatë sezonit.

Mjeku toksikolog, Lulezim Banushaj që ka asistuar pacientët, shton se javën e fundit janë paraqitur edhe 4 raste të personave të kafshuar nga nëpërka dhe gjarpri duke e çuar në 6 numrin e personave të kafshuar nga zvarranikët gjatë kësaj vere. Ai ka shpjeguar se në këtë periudhë helmi i zvarranikëve dhe insekteve është shumë i koncentruar dhe viktimat e tyre janë të rrezikuara nga helmi vdekjeprurës.Ai këshillon të gjithë fermerët për të pasur kujdes në punët në bujqësi pasi gjatë kësaj periudhe sulmet e zvarranikëve dhe insekteve aktivizohen.

Rastet në fjalë kanë ardhur nga zonat e Cakranit ,Mallakastra, Roskovecit ku fermerët në këtë periudhë janë të ekspozuar për shkak të punëve në bujqësi. Mjekët sigurojnë se të gjithë personat e pickuar nga merimanga dhe zvarranikët i kanë shpëtuar rrezikut nga vdekja.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor