Personazh 31 Korrik 2019

Ëndrra më e madhe e Donaldit nuk ka lidhje me televizionin; Ja prirja dhe talenti që e bëjnë atë unik

Personazh

Donaldi është piktor. Të pikturojë është gjëja që adhuron më së shumti. Ende nuk ka realizuar një ekspozitë vetjake, por thotë se piktura është pasioni nga i cili nuk do të heqë dorë kurrë. “Tani nuk pikturoj rregullisht, sepse ‘Treshat’ na ka privuar të gjithëve nga pasionet, por kam në plan të hap një studio timen dhe të kem ekspozita.”

Në profilin e tij në Instagram shquhet dukshëm pasioni për artin pamor dhe mes punëve të tij ka skica, portrete dhe shumë krijime ekspresioniste. Nëse një ditë jeta do ta vendoste në pozitën për të zgjedhur mes ekranit dhe pikturës, ai do të mbante pa dyshim të dytën. “E shoh veten më shumë te piktura, sesa në televizion. Të pikturuarit është një proces ku ti rri me veten dhe shpreh gjëra që nuk ke mundësi t’i tregosh as në jetën reale e as në televizion.”

Shkëputur nga revista LIVING

Nga Elona Jaçellari/ Fotografia Armand Habazaj
Fashion Editor: Niko Komani/ Makeup Artist: Eva Dibra

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor