Marredhenia ne çift 31 Korrik 2019

Gëzuar Ditën ndërkombëtare të orgazmës, zbuloni edhe një herë arsyet pse duhet ta ''arrini" sa më shpesh

Marredhenia ne çift

E dinit që ekziston një ditë ndërkombëtare kushtuar orgazmës? Po pyesni veten se kur vallë? Aq më pak e aq më shumë se sot, ndaj keni kohë deri në mesnatë, por edhe më tutje, për ta provuar për t’i rikujtuar vetes e partnerit përse duhet ta shijoni sa më shpesh që të jetë e mundur. Kënaqësia seksuale është një pjesë e rëndësishme e mirëqenies emocionale dhe fizike, e cila ndikon në përmirësimin e gjumit, uljen e stresit, forcimin e sistemit imunitar etj. 

1.Personat që përjetojnë katër ose më shumë orgazma në javë duken më të rinj: Sipas një studimi të kryer nga Royal Hospital në Edinburgh ku u moniturua jeta seksuale e 3500 çifteve, u zbulua se faktori i dytë që ndikonte në dukjen më të rinj është jeta seksuale e rregullt dhe orgazma. Orgazma e përditshme/përnatshme mban të ulët tensionin e gjakut dhe ngadalëson procesin e plakjes. Orgazma rrit gjithashtu nivelet e estrogjenit, duke rritur kolagjenin. Duke bërë edhe një gjumë të rehatshëm, parandalohet shfaqja e rrudhave.

2.Orgazma funksionon si qetësues natyral: Orgazma konsiderohet si kulmi i kënaqësisë seksuale si tek mashkulli dhe tek ferma. Në momentin që e provoni, lëshohet nga qelizat nervore të hipotalamusit në gjak oksitocina, njohur ndryshe si hormone i dashurisë. Ky hormone ndihmon të qetësojë dhimbjen e kokës ose dhimbje të tjera të trupit.

via GIPHY

3.Sperma ka veti antidepresive: Sipas një studimi të ''University of New York'', femrat të cilat kanë jetë seksuale të rregullt janë më të mbrojtura nga depresioni. Sperma përmban një koncentrat molekulash hormonale si estrogjeni, oksitocina, kortizoli, melatonina dhe prolatina që kanë veti anti-depresive.

4.Lëkurë e shëndetshme: Duke qenë se orgazmat lëshojnë oksitocinë (një hormon që përcjell kënaqësi) dhe ulin nivelet e kortizolit (që sinjalizon stresin), gjasat për zhvillim të puçrrave në fytyrë janë më të vogla nëse e shijoni rregullisht seksin me partnerin ose masturboheni, thotë grimierja Sandy Taylor. Orgazmat ju japin gjithashtu një rrezatim në fytyrë duke rritur rrjedhjen e gjakut dhe oksigjenit dhe luftojnë aknet duke balancuar nivelet e hormonit.

5.Buzë më të plota: Edhe buzët përfshihen në rritjen e rrjedhjes së gjakut në fytyrë nga orgazma, kështu ato duken më të trasha dhe të fryra. “Duket sikur keni bërë një injeksion të buzëve”, pohon sërish grimierja.

6.Flokë më të shëndetshëm: Orgazma përmirëson qarkullimin e gjakut edhe në skalpin e kokës. Si rrjedhim, forcohet më shumë rrënja e flokëve, bëhen më të shndritshme dhe më të gjata.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor