Aktualitet 31 Korrik 2019

A do të preket vendi ynë nga tërmeti apokaliptik ? Paralajmërimi i Presidentit Meta dhe fjala e sinoptikanëve

Aktualitet

Ditën e sotme rreth orës 7:30 një tërmet i fuqishëm ka tronditur ishullin  e Kretës. Kjo nuk ka qenë lëkundja e parë, sepse Greqia është tronditur nga disa tërmete në muajin korrik, por për fat pa pasoja në njerëz.
“Ballkani  është një zonë tërmetesh, por nuk ka vend për panik.” Paralajmërimi i Presidentit Ilir Meta se vendi ynë mund të përfshihet nga një tërmet apokaliptik është hedhur poshtë nga sizmiologët.

"E pamundur të parashikohen tërmetet nga pikëpamja shkencore",- shprehet sizmologu Hamza Reçi, një ish-student i shkencëtarit grek Akis Tsenelis, të cilit i referohet në deklaratën e tij Presidenti Meta: "Nuk mendoj që profesori Akis Tsenelis të këtë bërë këtë deklaratë, pasi nga pikëpamja shkencore nuk është e mundur që të parashikohen tërmetet” - tha për Tv Klan Reçi.

Edhe pse Ballkani është një zonë sizmike, për qytetarët shqiptarë nuk ka vend për të krijuar panik. Shkencëtarët janë të një mendjeje, se ato janë të paparashikueshëm.

Letra e plotë e Presidentit Meta

Të nderuar,

Nëpërmjet medias ndërkombëtare dhe kombëtare, jam informuar mbi paralajmërimin për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin. Paralajmërimi ka ardhur nga sizmologu i njohur, zoti Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Obsarvatori Kombëtar i Athinës.
Sizmologu Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballaknin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës.
Për shkak të karakteristikave të veta sizmike, vendi ynë është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Europë. Prandaj Shqipëria është një vend i kërcënuar nga kjo dukuri natyrore.

Për sa më sipër, kërkoj nga ana juaj të informohem mbi:
Institucionet përgjegjëse, a kanë kontaktuar me sizmologun Tselentis dhe institucionet homologe të rajonit lidhur me të dhënat e tyre për paralajmërime të tilla?
Cilat janë kapacitetet tona për përballimin dhe masat e marra nga ana juaj, nëse vendi ynë do të goditet nga një tërmet i përmasave të tilla.
Çfarë masash janë marrë apo do të merren për të reaguar në kohë dhe për të minimizuar pasojat e mundshme në nivel qëndron dhe vendor?
Nëse e gjykoni të domosdoshme, jam i gatshëm të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare menjëherë, qoftë dhe vetëm për këtë çështje, pasi çdo nënvlerësim i situatës mund të jetë me pasoja tragjike për jetën e qytetarëve në radhë të parë.

Presidenti i Republikës
Ilir Meta
 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor