Eni Shehu: Arbana shtrigë, të nxinte jetën!
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Nga Linda Fishta/Fotografia Armand Habazaj
Lazanja është pa dyshim një nga pjatat më të shijshme, por edhe më të famshme të kuzhinës italiane. Megjithatë nuk keni pse shkoni deri në Romë. Milano apo Bolonja për ta provuar pasi Linda e ka gati recetën për të gjithë ju, madje duke përdorur një përbërës që ne shqiptarët e duam shumë: gjiza.
PËRBËRËSIT PËR 6 PERSONA: 500 g petë për lazanjë të njoma, 500 g gjizë me kripë, 1 gotë qumësht (250 ml), 250-300 g spinaq, 150 g domate qershiza, 4 lugë pesto xhenoveze ose jo, nëse nuk ju pëlqen, 100 g djathë Parmigiano i grirë ose djathë tjetër sipas dëshirës, vaj ulliri, kripë e piper sipas nevojës, 1 vezë dhe ½ gotë qumësht për t’ia hedhur përpara setë piqet, borzilok i freskët.
PËRGATITJA: Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 200°C. Petët e lazanjës i përvëlojmë për pak sekonda në tenxhere me ujë të valuar të kripur. Në një tas përziejmë me pirun gjizën, gjethet e borzilokut dhe peston, shtojmë qumështin, i përziejmë me lugë druri, e rregullojmë për kripë e piper
dhe e lëmë mënjanë. Presim domatet qershiza në mes ose në 4 copa, kurse spinaqin e grijmë me dorë ose thikë. Lyejmë tavën me pak vaj ulliri, hedhim pak nga kremi me gjizë dhe vendosim një shtresë petësh, krem me gjizë, spinaq, domate, djathë Parmigiano; petë, krem me gjizë, spinaq, domate,
Parmigiano. Vazhdojmë kështu derisa të përfundojmë të gjitha petët dhe kremin. E përfundojmë duke i vendosur sipër krem, spinaq, domate e Parmigiano. Shpërndajmë në sipërfaqe qumështin të përzier më parë me vezë dhe e vëmë të piqet për 20 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë.
Kjo recetë u mundësua nga TESCOMA.
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...