Kujdesi per trupin 30 Korrik 2019

Arsyet përse duhet të hiqni dorë nga sapunët e lëngshëm dhe të zgjidhni ata me përbërës natyralë

Kujdesi per trupin

Mes alternativave të shumta për zgjedhjen e sapunit të duhur, ju vjen në ndihmë mendimi i specialistëve. Sipas tyre, një nga faktorët kryesorë në përzgjedhjen e sapunit është përbërja e tij. Shpesh etiketat aludojnë për përmbajtje të përbërësve natyralë si arra e kokosit dhe livanda. Megjithatë, sapunët e zakonshëm nuk janë aq të mirë sa mendoni. Ndërkohë, sapunët natyralë janë miqësorë me mjedisin, nuk përmbajnë glicerinë, pra, nuk avullojnë apo shkrijnë dhe aroma e tyre nuk ikën. Falë procesit delikat të përpunimit, nuk kanë as papastërti e as parabene. E kush tjetër veç sapunëve të markës “Nesti Dante” mund t’i plotësojë këto kërkesa? Këta sapunë janë prodhuar me dashuri dhe kujdes, duke përdorur metoda tradicionale. Aromat e tyre janë të dallueshme dhe delikate. Efekti i tyre ndihet më së shumti gjatë larjes. Për prodhimin e këtyre sapunëve janë përdorur produkte të cilësisë së parë, me përbërës organikë dhe aktivë. “Nesti Dante” është ndër të paktat kompani në botë që, edhe pse në shkallë industriale, prodhon ende sapunë në mënyrë artizanale, duke ruajtur cilësinë supreme të produktit final. Revista “Living” sjell disa nga arsyet përse duhet të zgjidhni sapunët natyralë të markës “Nesti Dante”:

• Përmbajnë 100% vajra të pastra esenciale: në përbërje të tyre ka vajra të cilat pastrojnë lëkurën dhe e ushqejnë atë.

• Përdoren si pastrues: pastruesit kozmetikë e irritojnë dhe dehidratojnë lëkurën, ndaj është mirë të zgjidhni sapunët natyralë.

• Ruajnë nivelit të pehashit: sapunët e markës “Nesti Dante” ruajnë nivelin natyral të pehashit. Falë përdorimit të vajit të kokosit apo vajrave të tjera natyrale, këta sapunë ushqejnë dhe hidratojnë lëkurën.

• Nuk përmbajnë kimikate: sapunët e tjerë përmbajnë kimikate të dëmshme si paraben, sulfat natriumi etj, të cilat dëmtojnë sistemin riprodhues dhe nuk arrijnë të vrasin më shumë mikrobe se sapuni natyral.

• Lëkura është si e mëndafshtë: metoda artizanale i ruan të paprekur të gjithë përbërësit ushqyes, të cilët ndihmojnë në parandalimin e tharjes apo vajosjes së lëkurës, ndërkohë që e hidratojnë atë.

• Kanë aromë të qëndrueshme: falë përbërjes me vajra esenciale, kanë më tepër aromë, e cila zgjat më shumë krahasuar me aromat sintetike. Jo vetëm që do të mbani aromë të mrekullueshme, por do të ndiheni të qeta gjatë gjithë kohës.

• Përmbajnë glicerinë: edhe pse mund të duket e frikshme, glicerina ka efekt të mrekullueshëm në lëkurë, duke e mbajtur atë të hidratuar edhe pas larjes. Ndër linjat e shumta të sapunëve artizanale Nesti Dante ju sugjerojmë “Dei Colli Fiorentini”, do tju duket sikur keni vendosur një buqetë lule në tualetin tuaj, apo “Il frutteto” që aroma e frutave të preferuara tju rrethojë ngado.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor