Letra 29 Korrik 2019

"Fundi i netëve pa gjumë" Historia e 48-vjeçares që eleminoi këto ushqime nga dieta dhe ia hodhi paq menopuazës

Letra

Valeria ishte 48 vjeçe kur filloi të vinte re disa simptoma të çuditshme. Kishte probleme me gjumin. Zgjohej në orën 3:00 të mëngjesit dhe nuk e zinte gjumi deri në 5:30 ose 6:00. Ajo filloi të ndiente palpitacione kardiake të herëpashershme, afshe të nxehta, djersitje gjatë natës, si dhe luhatje humori. Sillej ashpër me asistenten dhe kolegët e saj në firmën ku punonte. Një ditë, dëgjoi vajzën e saj 17-vjeçare, Molin, teksa fliste me vajzën e madhe që ishte në universitet.
- Mami është bërë shumë e ndjeshme. Duket gjithë kohën e nevrikosur, dhe të betohem që nuk është faji im!

Valeria vendosi të linte një takim me mjekun patolog, doktor Ficxheraldin. Ai i bëri një ekzaminim të plotë dhe i tha që të bënte analizat e gjakut, ku doli gjithçka në rregull, edhe niveli i hormoneve të tiroideve. Doktori ishte i bindur se Valeria kishte hyrë në perimenopauzë. Ai i bëri një grup analizash, rezultati i të cilave ishte një çrregullim i lehtë i DHEA-s, testosteronit dhe rënie e nivelit të progesteronit dhe estrogjenit.

Terapitë e zëvendësimit të hormoneve nuk e ngrohnin aspak Valerinë. Ajo mbante mend se e ëma ishte sëmurur prej tyre në vitin 1980 dhe për një periudhë shumë të shkurtër kohe, dukej sikur ishte plakur pesëmbëdhjetë vjet. Doktor Ficxheraldi e siguroi se do t’ia gjente hormonet bioidentike nga një shpërndarës farmaceutik mjaft serioz. Valeria pranoi ta provonte terapinë për tre muaj, por nuk vuri re asnjë rezultat. Doktori i bëri disa modifikime kurës dhe ia zgjati edhe tre muaj të tjerë.

Edhe pse ajo pranoi ta vazhdonte terapinë, vendosi që të takonte një mjek tjetër për të marrë një mendim të dytë. Ky mjek e këshilloi që të vazhdonte me hormonet e tiroideve, edhe pse niveli i saj hormonal ishte brenda normave. Valeria vendosi që ta provonte gjashtë muaj, por shumë shpejt filloi të përjetonte simptoma, si: lodhje, depresion, konfuzion, pagjumësi dhe aritmi.

Në këtë pikë, një nga shoqet e saj e rekomandoi që të më telefononte. E kuptova menjëherë që Valeria kishte probleme me tiroidet. Megjithatë, mjekimet nuk ia kishin zgjidhur problemin, sepse ai ishte me bazë virale.

Virusi po i shkaktonte lodhje dhe konfuzion. Nga mëlçia e mbingarkuar vinte pagjumësia, afshet e nxehta dhe djersitja. Të gjitha këto po i preknin sistemin nervor, i cili ndikonte në ndjenjat e saj. Nënproduktet virale në gjak kishin krijuar një substancë të quajtur biofilm, e cila ishte fiksuar në valvën mitrale duke i shkaktuar aritmi Valerisë. Ishte një rast klasik i një ngarkese virale të marrë gabimisht për perimenopauzë.

Valeria hoqi menjëherë dorë nga terapia me hormone bioidentike dhe ilaçet e tiroideve dhe iu nënshtrua një regjimi të fuqishëm ushqimor antiviral, duke eliminuar vezët dhe bulmetin. Përdori suplemente për të zëvendësuar mungesën e mineraleve si zinku dhe jodi, që ishin thelbësore për gjendjen e saj.

Pas një muaji, shëndeti i saj ishte përmirësuar 80 për qind. Në krye të tre muajve, gjithçka i ishte kthyer normalitetit. Për shkak se ne trajtuam problemin bazë, atë që shkaktonte simptomat e saj, i dhamë të gjitha mundësitë organizmit që ta rimerrte veten. Shpesh, mjekët nuk e kanë idenë e origjinës së një sëmundjeje dhe japin hormone. Valeria kishte vendosur që të mos i merrte parasysh rezultatet e analizave, por të ndiqte instinktin e saj. Ajo dhe familja e saj s’mund të ishin më të lumtura se aq.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor