Kujdesi per fytyren 29 Korrik 2019

Vetëm më uthull molle: Zvogëloni poret, zhdukni rrudhat dhe pastroni lëkurën e fytyrës tuaj

Kujdesi per fytyren

Uthulla e mollës është produkt i lehtë për tu gjetur  dhe çdo familje e ka atë. Nëse deri sot e keni përdorur vetëm për sallatën tuaj bëni mirë të mësoni dhe këto përdorime të tjera.  Ajo është një nga agjentët më të mirë të pastrimit që është e sigurt për çdo sipërfaqe në shtëpinë tuaj. Por, kjo nuk është e gjitha - një shumëllojshmëri e studimeve dhe eksperimenteve kanë treguar se uthulla mund të përdoret lirisht në kozmetikë, pasi është një nga produktet kozmetike më të fuqishme natyrore në dispozicion për secilin prej nesh.

Përdorimi i saj për poret: Lani dhe pastroni fytyrën tuaj siç bëni rregullisht. Thani lëkurën dhe aplikoni pak uthull molle në zonat e lëkurës ku poret janë më së shumti të dukshme. Ju mund ta bëni këtë duke përdorur një  pambuk.

Trajtimi kundër plakjes: Studimet kanë treguar se uthulla e mollës në të vërtetë mund të ngadalësojë procesin e plakjes. Ekspertët e kujdesit të lëkurës sugjerojnë që ju të provoni një trajtim të thjeshtë dhe efikas dhe gjëja më e mirë për këtë është që ju mund ta bëni atë në shtëpinë tuaj!

Uthulla e mollës si pastrues lëkure: Ju mund të përdorni uthullën e mollës për të trajtuar aknet dhe kjo është një nga përfitimet e saj më të rëndësishme. Ka aftësinë për të vrarë bakteret që shkaktojnë infeksione të lëkurës dhe irritojnë lëkurën tuaj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor