Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
E shtuna është dita ideale për t'i lejuar vetes pak ''abuzim'' me sheqerin, dhe kur ëmbëlsira të kujton shijen e ëmbël të gjyshes, vështirë që t'i rezistojë njeri. Ju kujtohet qumështori i ëmbël që na përgatisnin nënat e mamit babit kur ishim të vegjël? Flani, është një ëmbëlsirë e ngjashme me të, por me pak ndryshime të vogla.
Përbërësit për tavë me diametër 24cm: 1 masë brumi brise i gatshëm ose petë sfoliatë, 1 litër qumësht me yndyrë, 4 vezë, 1 bustinë vanilje, 150g sheqer dhe 90g niseshte.
Përgatitja: Ziejmë qumështin bashkë me vaniljen. Në një tas të madh, përziejmë vezët me ì rrahësen e vezëve me dorë. Shtojmë niseshtenë me sheqerin, të cilat i kemi përzier më parë në një tas tjetër. Hedhim qumështin e valuar dhe vazhdojmë ta përziejmë shpejt me rrahësen me dorë. Masën e hedhim te tenxherja ku ngrohëm qumështin dhe duke e përzier pa ndërprerje me rrahësin e vezëve me dorë, e lëmë në zjarr derisa të marrë valë. Lyejmë tavën me pak gjalpë, shtrojmë petën, e shpojmë me pirun dhe sipër hedhim kremin. E pjekim afërsisht për 40 minuta në furrën e ngrohur më parë në temperature 170°C. E lëmë të ftohet në temperaturë ambienti dhe pastaj e fusim në frigorifer të mbuluar me letër alumini.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...