Ne udhetim me nje bebe? 27 Korrik 2019

E përlotur dhe e prekur, Bruna jep arsyen e largimit nga My Living; Moderatorja në pritje të ëmbël emocionon me fjalët e saj

Ne udhetim me nje bebe?

“Katër vite më parë kur iu bashkova Living, revistës dhe kanalit Living HD me emisionin “My Living”, më thanë se njerëzit që do të takoja do të ndikonin në jetën time. Ka kaluar kohë dhe unë kuptoj se shijet e mia kanë ndryshuar, dizajni dhe personazhet e “Living” më kanë bërë të prirem ndaj një jete më të shëndetshme ku i kushtoj më shumë kohë vetes, pasioneve të mia. Në Living vërtetova shprehjen se kur ndihesh mirë me veten, reflekton mirësi e pozitivitet me këdo që të rrethon”. E Bruna prej katër vitesh ka bërë pikërisht këtë gjë, ka reflektuar mirësi e pozitivitet në ekran, si rrallë kush.

Këto fjalë i shkëputëm nga një intervistë e Brunës në një prej numrave të revistës Living, për rolin e saj si moderatore dhe imazh i “My Living”. Në programin më të ndjekur e popullor për mënyrën e të jetuarit, ideuar me mjeshtri nga autorja Matilda Terpollari, Bruna ka intervistuar me qindra personazhe në katër  vite transmetim dhe ditën e sotme ajo dha lajmin e trishtueshëm që sezonin e ardhshëm , atë  të nëntin, Bruna nuk do të jetë më pjesë! Ajo shprehet se ky projekt është përtej saj, pertej nesh dhe është e bindur që të gjithë ndjekësit e emisionit e jo vetëm do të jetojnë bukur do të jetojnë me Living.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Brunilda Lahe (@brunildalahe) on

Në promon e emisionit publikuar ditën e djeshme, Bruna kishte falënderuar stafin, kolegët e të gjithë njerëzit që kanë punuar për të sjellë çdo të shtunë My Living, e shprehet se ky program ka qenë sfida me e madhe qe e rriti profesionalisht e i dhuroi kënaqësi e gezime pa masë ! 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Brunilda Lahe (@brunildalahe) on

Por nëse mendoni se Bruna po e lë My Living për një tjetër projekt, gaboni. Në puntatën e fundit të emisionit ajo dha lajmin e gëzueshëm që është në pritje të ëmbël. Me zërin që i dridhej e sytë e përlotur Bruna shprehet se vitin tjetër ajo do të takojë dikë tjetër që do e pasurojë edhe më shumë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Brunilda Lahe (@brunildalahe) on

“Do të takoj një krijesë të mrekullueshme e cila do të më lumturojë në jetën time, takimi me të është gjëja më e jashtëzakonshme që po më ndodh, ndaj do ta ndaja me ju, shikuesin e My Living. Ai është bebi im të cilën unë do ta sjell në jetë. Ju uroj të gjithëve jetë të lumtur e pushime të mbara” përfundon kështu Bruna duke na emocionuar të gjithëve. Stafi i Living i uron shtatzëni të mbarë ! 

NGA REDAKSIA LIVING

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Brunilda Lahe (@brunildalahe) on

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor