Aksesore 26 Korrik 2019

Modelet më të bukura të syzeve që u shkojnë të gjitha formave të fytyrës; Ja format dhe ngjyrat që po bëjnë namin

Aksesore

Sa herë që na shkon mendja te stina e verës, binomi që e shoqëron atë për sa u përket aksesorëve janë syzet e diellit. Verën e vitit 2019 ka shumë gjëra për të diskutuar për to, sepse janë të gjitha në modë dhe propozimet që vijnë nga stilistët botërorë janë të shumëllojshme.

Peshën kryesore do ta zënë syzet e rrumbullakëta që kanë identifikuar Xhon Lenonin në vitet ’70. Ato u rikthyen në modë në vitet ’90, por pak më të mëdha, dhe u propozuan sërish këtë vit në të dyja format, si të mëdha, ashtu dhe të vogla. U vu re një “NDAL” për skeletet e dukshme, sepse sot moda priret nga lentet, të cilat, me ngjyrat që i karakterizojnë nuk njohin kufij, ngjyra të ndezura, efekt pasqyrë, sfumatura me dritëhije.

Ka për të gjitha shijet dhe mundësi zgjedhjeje. Kushdo që i konsideron syzet e diellit si një aksesor të rëndësishëm, tashmë ato janë kthyer në vepër arti.

Mund të gjeni forma nga më artistiket, deri te më ironiket, nga “Cat Women” deri te skulpturat e vërteta.

Materialet e përdorura janë nga më të veçantat: metali, plastika të thjeshta ose shumëngjyrëshe.

Të shkëlqyeshme me rezinë, opake nën velut të hollë. Të dekoruara me aksesorë të ndryshëm, nga perlat deri te lulet me reliev.

Pra, miq të Living, ka gjithçka për çdo tip dhe personalitet të ndryshëm. Mjafton të kini mendjen, të hapni portofolet dhe mund të luani me syzet që dekorojnë portretin tuaj!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor