Pjata kryesore 26 Korrik 2019

Byreçka në formë trëndafili me spinaq; Dreka e shpejtë dhe e shijshme që të zbardh faqen

Pjata kryesore

Për 6-8 persona/ Koha e përgatitjes: 15 minuta

Temperatura dhe koha e pjekjes: 10 minuta në tepsi, në temperaturë të mesme, 30 minuta në furrë 180 gradë, të ngrohur më parë.

Përbërësit: 1 pako me peta të gatshme byreku, 1 gotë uji me qumësht, 1 vezë, 2 kokrra qepë të thata, 1 kg spinaq, 1 gotë çaji me vaj, kripë, 1 lugë e vogël piper i zi.

Përgatitja: Hedhim në tigan gjysmë gote çaji me vaj dhe e lëmë të nxehet. Marrim 2 kokrra qepë, i grijmë dhe i skuqim në tigan deri sa të marrin pak ngjyrë. Nenexhikun dhe majdanozin e grijmë hollë. Në tiganin ku janë duke u skuqur qepët, hedhim spinaqin e larë dhe të grirë, piperin e zi, kripën dhe i përziejmë mirë.

Përgatisim kremin... Hedhim një gotë uji me qumësht në një enë të thellë. Në enë shtojmë gjysmë gote çaji me vaj luledielli dhe 1 kokërr vezë. I rrahim mirë të gjitha. Lyejmë tepsinë me vaj. Hapim petët dhe i ndajmë ato në dy pjesë. Pjesët e ndara të petës lyhen me furçë me kremin e përgatitur më sipër. Brenda petës hedhim masën e përgatitur dhe më pas e mbledhim petën dhe i japim formën e trëndafilit. Byrekët në formë trëndafili i vendosim në tepsinë e vajosur. I vendosim në furrë në 180-200 gradë, për afro 30 minuta derisa të piqet edhe pjesa e poshtme e tyre.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor