“Ankthi i eliminimit”, Buçko: Mund të dalë edhe Roberti
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Edhe në rast se e teproni me sheqerin e brumit (gjë nuk keni pse e bëni) athtësia e kumbullave do ta balancojë shijen. Nga ana tjetër, ata që nuk i pëlqejnë kumbullat (duhet t’i konsumojnë patjetër) pikërisht për shkak të mungesës së ëmbëlsisë, le t’i provojnë te kjo tartë.
Nga Linda Fishta
Përbërësit për brumin brisé:
» 250gr miell
» 125gr sheqer kaf
» 125gr gjalpë i ftohtë I prerë në kubikë të vegjël
» 1 vezë
» 1 majë thike kripë
Për mbushjen:
» 3 kumbulla të mëdha
» 3 lugë gjelle sheqer kaf
Përgatitja:
1. Për brumin brisè: Nëse do ta punojmë brumin në robot hedhim të gjithë përbërësit atje dhe i përziejmë derisa brumi të bëhet homogjen. Nëse do ta punojmë me dorë hedhim përbërësit në një tas dhe i përziejmë me dorë, sërish derisa brumi të bëhet homogjen. Në të dyja rastet i japim formë të rrumbullakët, e shtypim pak me dorë dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 1 orë.
2. Ndezim furrën në 200°. Marrim brumin dhe me petës hapim një petë me diameter afërsisht 30 cm. Mirë është të përdorim dy fleta furre: e vëmë brumin midis dy fletëve të furrës dhe kalojmë sipër me petës për ta hapur petën. Heqim fletën sipër dhe me fletën tjetër e vendosim petën mbi tavën e madhe të furrës.
3. Lajmë kumbullat dhe i ndajmë në feta jo shumë të holla, i vendosim mbi petën e hapur në formë të rrumbullakët duke lënë një hapësirë në anë prej afërsisht 4 cm. Shpërndajmë mbi fruta 3 lugë sheqer. Kthejmë hapësirën anësore të petës duke krijuar një si kornizë rreth saj. E pjekim për afro 30 minuta ose deri sa brumi të ketë marrë ngjyrë.
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...
Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandry...