Make up 26 Korrik 2019

5 produkte pa të cilat ASNJË femër nuk ia bën dot, sipas markës më të njohur të makijazhit në botë

Make up

“Të gjitha moshat. Të gjitha racat. Të gjitha gjinitë”. Kjo është motoja e “Mac Cosmetics”-it, e cila është një firmë e makijazhit profesional që përcakton imazhin e prapaskenave gjatë javëve të modës në mbarë botën. “Mac”-u ka hapur dyert e saj edhe në Shqipëri, madje, për të qenë më të saktë, në zemër të Tiranës, në zonën e ish bllokut, rruga “Sami Frashëri”, përballë Juveniljas se vjetër

Sot “Mac”-u ka shumë rëndësi për miliona adhurues që e pëlqejnë në çdo cep të botës, por një dukuri e bukurisë globale e ka gjithmonë zanafillën diku. Linja e makijazhit lindi në Toronto të Kanadasë. Fotografi dhe njëherazi makeup artist Frenk Toskani dhe pronari i sallonit, Frenk Anxheloja, u irrituan nga mungesa e kozmetikës, ndaj vendosën të hapnin firmën e tyre. Në fillim ata i prodhonin produktet kozmetike në kuzhinë dhe ua shisnin menjëherë grimierëve, modeleve dhe fotografëve në sallonin e tyre. Shitjet morën përmasa më të mëdha kur në skenë hynë stilistët dhe njerëzit që punonin në industrinë e modës.

Ndërsa popullariteti i tyre rritej dita-ditës nga artikujt e revistave dhe përhapja e fjalës, ata themeluan firmën “Mac” në mars të vitit 1984 në një magazinë të Torontos. Kompania u fut menjëherë në tregun e industrisë, duke ofruar një game të gjerë produktesh magjepsëse dhe me stil. Strategjia e kompanisë “Mac” dallonte nga të tjerat. Në vend të shitjeve nëpërmjet teknikave tradicionale promovuese, kompania “Mac” i kushtoi një rëndësi të veçantë linjës së produkteve të formuluara me kujdesin më të madh dhe ruajtjes së cilësisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by M·A·C Cosmetics (@maccosmetics) on

Kjo rezultoi një strategji mjaft e suksesshme, sepse çelësi i suksesit ishte cilësia e mirë dhe shumëllojshmëria e ngjyrave. Si pjesë e grupit “Estee Lauder” që nga viti 1994, “Mac”-u shitet sot në mbi 120 vende të botës. Kompania vazhdon të jetë e përkushtuar për zhvillimin e kategorive dhe produkteve të reja. Janë mbi 50 koleksione që dalin çdo vit në treg, të cilat vazhdojnë t’i shërbejnë kërkesës së konsumatorëve dhe makeup artistëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by M·A·C Cosmetics (@maccosmetics) on

Në vitin 1994 u krijua “Fondi Mac” për sidën. Deri më sot fushata ka mbledhur mbi 450 milionë dollarë për luftën kundër sidës me përkrahjen e delegateve të njohura, si Ledi Gaga, Pamela Andersoni dhe Niki Minazhi. Bashkëpunimet me emra të shquar të fushës së kulturës, artit dhe modës kanë përfshirë figura të tilla, si Rihana, Lorde, Sia dhe Bruk Shildsi, të cilat vazhdojnë të forcojnë lidhjen e njerëzve me linjat e “Mac”-ut dhe joshjen e klientëve të rinj. Ndërkohë, makeup artistët vazhdojnë të jenë të pranishëm në prapaskenat e mbi 200 evenimenteve të modës që zhvillohen çdo vit në botë. Ata punojnë me stilistë të njohur, si Prabal Gurungu dhe Vivien Uestvudi dhe duke ruajtur statusin e firmës “Mac” si përcaktues i prirjeve në botën e muzikës.

Marka “Mac” dallon nga të tjerat, sepse në dyqanet e saj në mbarë botën punojnë vetëm artistë profesionistë të makijazhit. E njëjta gjë ndodh edhe në Tiranë. Në dyqan janë të punësuar 5 makeup artist, të cilët ofrojnë shërbimet e tyre profesionale. Të gjitha shërbimet janë të rimbursueshme në produkte ose e thënë më thjesht, ju nuk duhet të paguani për aplikimin e produkteve, por mund t’i blini ato me vlerën e shërbimit të ofruar nga profesionistët. Për më shumë informacione, mund të telefoni: në numrin 0696099957, ose mund të na ndiqni në “Instagram” mac.albania.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor