Kujdesi per trupin 26 Korrik 2019

Qimet nën lëkurë problemi më i madh gjatë verës; Këto janë mënyrat që mund t’i eliminoni

Kujdesi per trupin

Në ka gjë më të bezidsshme se qimet e padëshiruara kudo nëpër trup, ato janë qimet nën lëkurë. Nëse dalja e qimeve është e pashmangshme, qimet nën lëkurë fare lehtë mund t’i trajtoni. Kushdo që “vuan” nga këto qime e njeh shumë mirë ndjesinë e sikletit kur ekspozohet në plazh. Rrënjë qimesh të skuqura, me qelb apo plagë... një makth që asnjë femër nuk do të donte të përjetonte. Living do të ndajë me ju dy mënyrat më të lehta se si të trajtoni zonat ku qimet krijojnë shtrat nën lëkurë.


1.Depilimi i shpeshtë me dyll apo me makinë dobëson qimen duke nxitur fenomenin e lartëpërmendur. Duke dashur të eleminoni qimet me rrënjë, femrat preferojnë metodat e shkuljes së qimeve duke lënë pas briskun e femrave apo makinat e rrojes. Pas 3 të depiluarash me dyll rekomandohet që qimeve t’I bini me një makinë e cila i pret. Kjo gjë do të forcojë qimet tejet të dobësuara e për pasojë ato do të dalin në sipërfaqe. Kjo metodë aplikohet kur qimet nën lëkurë janë në masë duke përfshirë një zonë të madhe të trupit. 
2.Nëse nuk e gjeni veten në situatën e lartpërmendur, por keni tek tuk qime nën lëkurë duhet të aplikoni një metodë tjetër. Absolutisht nuk duhet t’i hiqni qimet me brisk, sepse ato janë aq të forta sa të dalin në sipërfaqe. Ajo që duhet të bëni është të eleminoni shtresat e vdekura të lëkurës e në zonën ku keni qime nën lëkurë të vendosni një peshqir të lagur me ujë të nxehtë për disa minuta. Ushtroni presion në atë zonë deri sa qimja të ketë dalë pak. Me një piskatore të pastër tërhiqeni e të jeni të sigurtë që nuk do t’ju infektohet.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor