Aktualitet 26 Korrik 2019

"Produkte 100% të sigurta për të të vrarë e për të të marrë jetën, Çdo vit kemi 5500 më shume raste kanceri" Apeli i gazetarit të njohur

Aktualitet

Rastet e denoncimit të qytetarëve lidhur me sigurinë ushqimore kanë qenë të shumta, e tani në periudhën e verës është rritur numri i atyre që kanë lidhje me frutin e shalqiut, që kultivohet pikërisht në këtë periudhë.Shalqinjtë e mbushur me nitrate, të bardhë nga brenda,pa fara, apo në ngjyrë rozë të lehtë nuk mund të konsumohen dhe gazetari Denis Dyrnjaja, është një nga qytetarët e shumtë që kanë ngritur zërin dhe ka denoncuar një rast tjetër .

Sipas tij, këto produkte prodhohen nga “vrasësit” e arave dhe serave dhe janë 100% të sigurta për të të marrë jetën.

Dyrnjaja përmes postimit të tij në Facebook kërkon të tërheqë vëmendjen jo vetëm të “Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, por edhe të Ministrit të Bujqësisë, institucione këto që janë përgjegjëse për mallin që tregtohet në

Më poshtë statusi i plotë i tij:

Një kujtesë për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit dhe Ministrin e Bujqësisë që e ka me merak produktin vendas që ta ruajmë dhe të mos i bëjmë antireklamë. Ja shiheni vetë çfarë prodhojnë “vrasësit” e arave dhe serave, produkte të mrekullueshme dhe 100% të sigurt për të të vrarë e për të të marrë jetën.

Në këtë kuadër mendova që t’i bëj reklamë një shalqiri super, sikurse duket ky nga pamja. Një pamje e mrekullueshme, aroma nuk ka të përshkruar. Dhe kështu miq janë po kaq të mrekullueshme, edhe domatet, kastravecat, qershijat, rrushi etj fruta e perime prej të cilave në trupat tanë, por sidomos të fëmijëve tanë po rritet shëndetshëm kanceri dhe ne çdo vit kemi 5500 raste shumica kancer i rectumit ose njohur ndryshe si kanceri i zorrës së trashë.

Bravo, Bravo, ushqimet që duam

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor