Aktualitet 25 Korrik 2019

Kjo është metoda më e shpejtë për të dalluar nëse shalqiri që po hani është i 'bombarduar' me nitrate

Aktualitet

Sezoni i një nga frutave më të dashura të stinës së verës, shalqirit, nisi dhe po vijon me debatet e shumta të konsumatorëve mbi nivelin e përmbajtjes së nitrateve. Prej kohësh qarkullon lajmi se shalqinjtë në vend kanë përqindje të larta nitrati, shumë herë më larta nga ç’lejohet.

Tepria e kimikatit në këtë frut kthehet në substancë helmuese në momentin që hyn në trup dhe shkakton helmim. Simptomat më të rëndomta të helmimit nga shalqiri janë marramendja, të përzierat dhe spazmat në stomak.

Ish-Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në një reagim publik ka shprehur shqetësimin mbi këtë fenomen shqetësues. Ai ka ndarë për konsumatorët një metodë të thjeshtë se si mund të dallojnë në shtëpi nëse ka shalqiri ka përmbajtje të lartë nitrati.

Metoda që rekomandon ish-ministri i Bujqësisë konsiston në futjen e një cope tuli në një tas me ujë në temperaturë dhome. Nëse ka përmbajtje të lartë nitrati, uji do të marrë ngjyrë rozë të ndezur.

Merrni nje copë tuli shalqiri pa fara dhe futeni në nje tas me ujë. Lëreni per 10 minuta! Nese uji ngjyroset ne rozë, atëherë shalqini ka nivele të larta nitratesh. Nese uji mbetet pa ngjyrë, shalqini është në rregull. Po kështu, nëse copa lundron në sipërfaqe dhe nuk fundoset, shalqiri eshte në rregull/ shendeti.com.al

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor