Aktualitet 25 Korrik 2019

SOT e NESËR dita më e nxehtë e regjistruar në vendin tonë; Ja sa shkojnë temperaturat

Aktualitet

Ndryshimet klimaterike, si pasojë e ngrohjes globale kanë filluar të ndihen ekstremisht këtë verë. Temperaturat kanë shënuar rritje rekord në historinë e njerëzimit dhe masat ajrore që vijnë nga Sahara, kanë bërë që në Evropë të ‘hapen dyert e ferrit’.

Ndonëse Shqipëria nuk është përfshirë shumë nga vala e të nxehtit afrikan, sipas MeteoAlb sot dhe nesër do të jenë ditët më të nxehta të kësaj vale ku pritet që termometri të shënojë 39-40 gradë Celsius në rang territori. Duke filluar që nga dita e premte dhe në vijim do të ketë tërheqje të këtyre masave ajrore duke risjellë temperature normale deri në 34 gradë.

Përsa i përket shirave, dita e premte dhe në vijim do të ketë rrebeshe shiu në zonat malore ndërsa mbrëmja e së dielës dhe paraditja e së hënës sjellin shira në të gjithë vendin.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor