Aktualitet 23 Korrik 2019

Rikthehet i nxehti ekstrem; Sinoptikanët ngrenë alarmin dhe tregojnë sa do shkojnë temperaturat

Aktualitet

Vala e të nxehtit afrikan që pllakosi Evropën Perëndimore pak javë më parë duket se do të rikthehet sërish. Në fund të qershorit, në Francë u shënuan temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë, e këtë javë autoritetet në Paris kanë aktivizuar një plan alarmi për motin e nxehtë!

Harta e Evropës mori imazhin e një kafke që flakërinte nga temperaturat e nxehta e meteorologët në Spanjë u shprehën se ‘dyert e ferrit ishin hapur’.

Tanimë, në ditët e fundit të korrikut, jo vetëm Gjermani, Franca e Spanja, por e gjithë Evropa, po përgatitet për një tjetër javë me temperatura të larta, si ato të një muaji më parë. Sinoptikanët kanë paralajmëruar se moti ekstrem do të vazhdojë, ndaj këshillohet që në orët e pikut të shmangni daljet, apo qëndrimet në diell. Hidratohuni dhe rrini në vende të freskëta.  

Kjo masë me ajër të nxehtë që vjen nga Sahara do të rrisë temperaturat deri në 45 gradë Celsius këtë periudhë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor