Pjata kryesore 22 Korrik 2019

Gjoks pule në furrë, me salcë e djathë Mocarela

Pjata kryesore

Përbërësit për 4 persona:

500 g gjoks pule
300 g salcë domatesh - jo me copa
150 g djathë Mozzarella
1 qepë e vogël
pak miell
gjethe borziloku
kripë e piper sipas nevojës
vaj ulliri
1 garuzhdë ujë të valuar një grusht djathë Parmigiano i grirë ose djathë tjetër me cilësi

Përgatitja:

1.Në fillim, përgatitim salcën: në një tenxhere të vogël me 2-3 lugë vaj ulliri, skuqim qepën të grirë hollë, për pak minuta, derisa të bëhet transparente. Shtojmë salcën, i hedhim pak kripë dhe një garuzhdë ujë të valuar. I vëmë kapakun dhe e lëmë të ziejë në flakë të ulët për 20 minuta, duke e përzier herë pas here.

2.Ndërkohë, përgatitim mishin: gjoksin e pulës e presim në rripa me trashësi 1 cm dhe gjatësi rreth 5 cm. I lyejmë me miell, i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri, në flakë të lartë, për 3-4 minuta, duke i përzier vazhdimisht me lugë druri që të mos digjen. Kur të kenë marrë ngjyrë të artë, i spërkasim me pak kripë, u shtojmë sipër salcën, i lëmë në zjarr edhe për 2 minuta dhe më pas e heqim tiganin nga zjarri.

3.Shtojmë djathin Mozzarella të prerë në kubikë, gjethe borziloku të copëtuara me dorë, pak piper dhe i përziejmë me lugë druri.

4.Hedhim mishin në një tavë të lyer me pak vaj ulliri, shpërndajmë sipër djathin e grirë dhe e pjekim me funksionin grilë për 8-10 minuta në furrën e ngrohur më parë në temperaturën 240° C derisa të krijojë kore në sipërfaqe. E shërbejmë menjëherë.

SHËNIM: mund ta hani edhe pa e kaluar tavën në furrë. Në këtë rast, hidheni djathin Mozzarella dhe djathin e grirë 2 minuta më pare se të hiqni tiganin nga zjarri.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor