Pjata kryesore 21 Korrik 2019

Makarona me salcë tartufi dhe pançetë; dreka e shpejtë e së dielës

Pjata kryesore

Nga Linda Fishta

Koha e përgatitjes : 10 minuta

Përbërësit për 4 pe rsona:

400 g makarona

150 g pançetë në kubikë (jo e tymosur)

6-7 lugë salcë domatesh

2 lugë të vogla krem tartufi të bardhë

200 ml pana për kuzhinë djathë Parmigiano sipas dëshirës

1 thelb hudhër spec djegës, kripë e piper

Përgatitja:

1. Vëmë makaronat të ziejnë në tenxhere me ujë të valuar me kripë dhe ndërkohë përgatisim salcën.

2. Në një tigan ku kemi hedhur pak vaj, skuqim hudhrën dhe specin djegës. I lëmë të marrin pak ngjyrë

(hudhrën e heqim) dhe më pas shtojmë pançetën. Kur kjo e fundit të ketë marrë ngjyrë, shtojmë salcën

e domateve, kremin e tartufit dhe panën. Kur makaronat të jenë zier, pasi t’i kullojmë, i hedhim direkt në tiganin

ku kemi salcën. I përziejmë 1 minutë, shtojmë pak nga uji i makaronave nëse është nevoja, i heqim nga zjarri dhe I shërbejmë menjëherë me djathë Parmigiano të të grirë sipas dëshirës.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor