Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Të gjithë janë “aty”, në Instagram, por jo të gjithë janë të pëlqyeshëm ! Kjo nisur, nga numri i ‘like-eve’ që njerëzit marrin në fotot që postojnë ! Jo të gjithëve u intereson të marrin qindra mijëra ‘pëlqime’, por ka dhe nga ata që paguajnë shuma marramendëse për të patur ato numrat 4, 5 apo 6 shifror ! (që në fund të fundit shndërrohen në para) ! Instagrami është shndërruar në biznes, por sipas studimeve edhe në burim stresi, depresioni e ankthi në mesin e të rinjve.
E kjo sipas INSTAGRAM, duhet të marrë fund ! Rrjeti social do të fshehë numrin e pëlqimeve në postimet në disa vende, duke përfshirë Australinë dhe Japoninë.
Nisma për të reduktuar presionin që përdoruesit kanë lidhur me këtë media sociale, vjen pas disa shqetësimeve sipas të cilave, kjo logjikë rrjeti nxit mungesën e vetëvlerësimit dhe vetëbesimit.
Sipas BBC, ky ndryshim rrënjësor është ende në fazën e testimit dhe do të aplikohet së shpejti edhe në Australi, Zelandën e Re, Japoni, Irlandë, Itali e Brazil.
“Shpresojmë që ky ndryshim të ulë presionin që sjell numri i pëlqimeve në një postim, duke nxitur njerëzit që të publikojnë vërtetë gjërat që u pëlqejnë” tha në një deklaratë drejtoresha e politikave të Facebook për Australinë dhe Zelandën e Re, Mia Garlick.
“Qëllimi është që përdoruesit të ndihen më pak të gjykuar dhe të shohin “nëse ky ndryshim mund të ndihmojë njerëzit të përqendrohen më pak te pëlqimet dhe më shumë në tregimin e historisë së tyre”, shton ajo.
Megjithatë sipas Instagram, ky ndryshim nuk do të prekë profilet e biznesit në këtë rrjet social. Pëlqimet, shikimet dhe angazhimi i audiencës do të vijojnë të përmblidhen në Insights.
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nga Denada Nako Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. &Cc...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...