Aktualitet 17 Korrik 2019

Çifti i moshuar ndërron jetë në të njëjtën ditë pas 71 vitesh martesë; Fjalët e fundit të gruas do t'ju përlotin

Aktualitet

Herbert dhe  Marilyn Frances Delaigle, nga Georgia në Amerikë, kanë qenë të pandarë prej ditës së martesës 71 vite më parë. Të premten që shkoi ata ndërruan jetë, me 12 orë diferencë.

Herbert, 94 vjeç dhe Marilyn- 88 vjeç ishin prindër të gjashtë fëmijëve, gjyshër të 16 nipërve e mbesave, stërgjyshër të 25 fëmijëve të tjerë ! Historia e tyre e dashurisë ishte nga ato që nuk i gjen dendur në kohët e sotme, ishte nga ato të rrallat që na bëjnë të themi “ Çfarë çifti ishin”.

Marilyn ishte vetëm 16 vjeç kur u njoh dhe u dashurua me mikun e saj, për t’u bërë më pas bashkëshorti dhe shoku i jetës.

Në vitin 2018, gazetat lokale shkruajtën për historinë e tyre dhe Herberti do të shprehej në atë kohë se kurrë nuk e kishte menduar se do të shkonin aq larg. Dukej se çdo vit ai shpresonte se dashuria për njëri-tjetrin t’i rritej, duke mbajtur kështu larg ndarjen.

E pyetur  për sekretin e martesës së tyre prej disa dekadash e moshuara u pergjigj thjesh: Shprehe dashurinë.

Sipas mjekëve, ajo që i mori jetën gruas , ishte sindroma e zemrës së thyer ! Pas lajmit se i shoqi i saj kishte ndërruar, jetë, 88 vjeçarja nuk e përballoi dot stresin dhe sipas mjekëve “Broken heart syndrome” është me të vërtetë një diagnozë reale. Zemra e të moshuarës u bombardua nga hormonet e stresit duke bërë që të pushonte brenda 12 orësh.  

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor