Personazh 17 Korrik 2019

Rudina rrëfen në My Living planet për një fëmijë të dytë; Do të ketë një motër ose vëlla të vogël Alana?

Personazh

Disa numre reviste më parë, Alan Hila ishte një ndër personazhet e Living. Ajo, mami Rudina dhe ‘Pitilushja’ personazhi imagjinar i përrallave që Xhunga ka shkruajtur për të bijën rrëfeu ekskluzivisht për ne, sesi ishte të jetoje në një botë përrallash.

“ Alana ka rikthyer fëmijën brenda meje, aq sa ndonjëherë më ngjan si shoqja ime, më tepër se vajza. Nuk kam lexuar shumë literaturë si ta rris fëmijën tim, kam dashur të krijoj personazhe për fëmijërinë e saj. Kur e shoh aq të lidhur pas frozenit dhe sesi fluturon për një pepa pig, më vjen keq. Dua që ajo të ketë përrallat e saj, tipikisht shqiptare, unike dhe të sajat. Unë ende besoj te përrallat. Besoj te nxitja dhe figurat e fëmijërisë. Është periudha me formuese dhe e paharrueshme në jetën e njeriut. Nuk i harron kurrë përrallat që të kanë bërë fëmijërnë. Unë i mbaj mend të gjitha të miat. Nëse mendon se ka kohë, fëmijët do të rriten dhe do lexojnë vetë, është e pavërtetë.” Kështu do t’i përgjigjen Rudina pyetjes së gazetares Ani Jaupaj e tani pas dy vitesh, Rudina duket të mos ketë ndryshuar mendim.

Në një intervistë shumë të ngrohtë për të falur për pasionet e saj e jo vetëm, Rudina i ka rrëfyer Brunës së My Living, sesi përrallës së saj ‘nuk do i shtohet asnjë personazh tjetër’.

 “Nuk do të ketë një fëmijë tjetër. E kemi mbyllur me Alanën”, është shprehur ajo. Pyetur më pas nga moderatorja nëse Alana kërkon për një motër apo vëlla, Rudina është shprehur në këtë mënyrë: “Në fillim donte dhe e kishte me qejf, por tani ka hequr dorë dhe ajo dhe nuk diskutohet. Ndonjëherë kur unë kam shumë bark, si sot përshembull, më thotë: ‘Mendoj që je shëndoshur. Po pse?’ I them unë: ‘Mund të kem një beb’, ‘Jo nuk e besoj’, më thotë”. Mesa duket, tani që edhe Alana është mësuar me idenë e të qenët fëmijë i vetëm, ardhja e bebit as nuk vihet më në dyshim. Kjo do të thotë se e gjithë vëmendja e Rudinës dhe e bashkëshortit të saj do të jetë tek vogëlushja Alana.

Këtu mund të ndiqni intervistën e plotë

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor