Gazetarja Anduena Llabani: "Jam ngacmuar nga politikanë dhe personazhe të botës së krimit"
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Shumë gra shtatzëna kanë dëgjuar të paktën një nga praktikat që përdoren për të
përshpejtuar dhimbjet e lindjes. Ndoshta edhe ju keni marrë këshilla për metodat që
mund të ndiqni për të stimuluar fillimin e dhimbjeve:
*ecjet e shpeshta;
*marrëdhëniet seksuale;
*ushtrimet fizike;
*përdorimi i laksativëve;
*stimulimi i thithave;
*konsumimi i ushqimeve pikante;
*udhëtimi me makinë në rrugë me gropa;
*agjërimi;
*të qenët e frikësuar;
*konsumimi i vajit të kastorit;
*pirja e çajeve bimore.
Mos harroni se shumë prej këtyre gjërave, nuk janë të bazuara në fakte shkencore
dhe në disa raste nuk funksionojnë. Disa prej tyre nuk janë as këshilla të mira, si
për shembull, agjërimi nuk ju bën mirë as juve dhe as fëmijës. Kurse disa këshilla
të tjera kanë baza shkencore: stimulimi i thithave, për shembull, mund të shkaktojë
kontraktime; kryerja e marrëdhënieve seksuale, është biologjikisht e besueshme se
mund të shkaktojë fillimin e kontraktimeve, sepse sperma përmban substanca të
ngjashme me ato që përdoren në barnat që stimulojnë lindjen. Por kjo nuk do të thotë se mjeku do t’ju këshillojë të përdorni patjetër një nga këto metoda. Në përgjithësi, këshilla më e mirë është të bëheni të durueshme dhe ta lini natyrën të bëjë punën e vet.
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...