Astroliving 16 Korrik 2019

Mbretëresha nuk i ka trashëguar vetëm titullin princeshës Charlotte; Këto janë fotografitë ku ato janë kopje e njëra-tjetrës

Astroliving

Trashëgimtarja e katërt e fronit, Princesha Charlotte,  festoi katër vjetorin në 2 maj të këtij viti dhe është krejtësisht e qartë dhe lehtësisht e kuptueshme kujt i ngjan.

Tani stërgjyshja e saj, Mbretëresha është 93 vjeç dhe duket se nuk i ka trashëguar të voglës vetëm titullin!

Charlotte në ditën e lindjes

Tek shohim fotot e grumbulluara nga HarpersBazaar mund të vëmë re fare qartë se Charlotte ka pak tipare të përbashkëta me mamin Kate dhe babin William.

E nëse natyrshëm lind pyetja se kujt i ngjan princesha e vogël e familjes, mos u mendoni gjatë, Charlotte është kopja identike e mbretëreshës Elizabeth dhe këto foto e vërtetojnë më së miri këtë ''teori''.

Urojmë që Charlotte t'ia arrijë ditës të drejtojë mbretërinë angleze njëlloj si stërgjyshja e saj, e të jetë jetëgjatë dhe e suksesshme si ajo.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor