Pjata kryesore 15 Korrik 2019

Rizoto me proshutë dhe pjepër të freskët, super receta e të hënës

Pjata kryesore

Nga LINDA FISHTA/Fotografia ARMAND HABAZAJ

Përbërësit: 300 g oriz Carnaroli, 80 g gjalpë i ftohtë nga frigoriferi,  50 g djathë Grana Padano i grirë, 4 feta spek, 1/2 pjepër i verdhë, 1/2 pjepër i bardhë, lëng perimesh, 15 gjethe borziloku, uthull molle, vaj ulliri, kripë.

Përgatitja: Në një tenxhere, hedhim 50 g gjalpë dhe vëmë orizin të skuqet për 2-3 minuta. Më pas, e lëmë të ziejë duke shtuar lëng sipas nevojës. Ndërkohë, përgatitim përbërësit e tjerë. Pasi u qërojmë lëkurën, i presim
pjeprat në kubikë. Në blender, grijmë gjethet e borzilokut bashkë me 3 lugë vaj ulliri e pak kripë, derisa të bëhen si salcë kremoze. E lëmë mënjanë. Fetat e spekut i presim në rripa të hollë, i vëmë në një tavë me letër furre dhe i pjekim në furrë të ngrohur më parë në temperaturën 200° C për afërsisht 5 minuta ose derisa të jenë bërë krokante, ose mund t’i skuqni për pak minuta në një tigan pa vaj. Kur orizi të ketë zier, fikim zjarrin, shtojmë gjalpin në kubikë nga frigoriferi, djathin dhe një lugë uthull molle. E përziejmë me lugë druri. E shërbejmë me salcën e borzilokut sipër, pjepër dhe spek.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor