Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Duket se ka ndodhur dje, ndoshta edhe sepse ka qenë një nga lajmet më të diskutuara të showbiz-it shqiptar,por ka kaluar plot një vit nga ardhja në jetë e Ajkës, princeshës së mami Xhensilës dhe babi Besit. Çifti i njohur është treguar mjaft i kujdesshëm përgjatë këtij viti duke mos ekspozuar asnjë foto të të voglës në rrjete sociale, mirëpo sot është dita e saj dhe të gjithë kishim ''nevojë" të shihnim portretin e vogëlushes. Aktori i humorit nuk i ka përmbajtur fjalët në këtë ditë të shënuar, por jo vetëm fjalët, edhe lotët e emocionet.
'' O Ajka e jetës, urime ditëlindjen tënde të parë. Unë nuk do të të shkruaj shumë gjatë sepse mami yt ka 3 ditë që po shkruan urimin për ty edhe akoma nuk e ka mbaruar. Ç’t'i bëjmë qaramanes? Ekziston një forcë aq e madhe tërheqjeje në botë që quhet ‘DASHURI’.
U rritsh me dashuri edhe dhënç vetëm dashuri. Lutu gjithmonë që të kesh sy që shohin më të mirën te të tjerët. Të kesh zemër që fal më të keqen, një mendje që e harron të keqen. Dhe një shpirt që nuk e humbet kurrë besimin e Zotit.
Ne po të mësojmë si te ecësh vetë, si bën qeni apo macja, te thuash “Besi” edhe “Xhensila” (këtë mezi e shqiptojnë edhe të rriturit ne fakt ). Por sa po mësojmë edhe ne nga ty, dhe sa po rritemi edhe ne prej teje. Ta dish që të dua aq shumë sa kam mësuar çdo këngë fëmijësh përmendësh nga “Johny Johny Yes Papa” e deri tek “Baby Shark” . Ajka, o lul’e bukur e gjakut tim.''!
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...