Guide per shendetin 11 Korrik 2019

Pasqyra e vërtetë e shëndetit, zbuloni ç'tregon ngjyra e gjuhës për organizmin tuaj

Guide per shendetin

Shpesh thuhet se sytë janë dritaret e shpirtit. Por kur është fjala për stomakun tuaj, është gjuha ajo që ka rëndësi. Organi i mprehtë muskulor në gojë, në të vërtetë, ju vlen shumë më tepër; se sa ju ndihmon për të artikukuar në mënyrë të saktë dhe shijuar.

Gjuha e bardhë
Nëse gjuha juaj ka një shtresë të bardhë, të butë, ju mund të jeni duke vuajtur nga një sëmundje  e njohur si Oral Thrush. Kjo është në thelb një infeksion i shkaktuar nga kërpudhat Candida albicans. Oral Thrush është i shërueshëm, kështu që është më mirë të kontaktoni mjekun tuaj nëse vini re në gjuhë këtë simptomë.

Gjuha e kuqe
Ngjyra e një gjuhe të shëndetshme është trëndafili rozë. Pra, nëse gjuha juaj duket e kuqe si një qershi, kjo mund të jetë për shkak të një prej dy arsyeve.

1- Ju mund të keni mungesë të vitaminave B dhe hekurit në trupin tuaj dhe kjo çështje mund të trajtohet lehtësisht me një dietë të përshtatshme që përfshin ushqime të pasura me këto lëndë ushqyese.

2- Por nëse gryka juaj është e gërvishtur së bashku me një gjuhë të kuqe, mund të jeni duke vuajtur nga një infeksion bakterial në fyt. Kjo, përsëri, mund të trajtohet me ilaçe dhe kujdes të duhur.

Gjuha e plasaritur
Në qoftë se ju mund të shihni të çara dhe ndarje në të, kjo nuk është aspak një shenjë e mirë. Një gjuhë e prerë është një tregues i një problemi me sistemin tuaj imunitar dhe ka nevojë për kujdes të menjëhershëm mjekësor. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor