Showbiz 11 Korrik 2019

Ç’kuptim ka të jetosh në një shtëpi kur ndahesh? Atë jua thotë Ozcan Deniz dhe ish-bashkëshortja e tij

Showbiz

 

Disa ditë pasi ka përfunduar seriali “Nusja nga Stambolli”, një serial që na mbajti të mbërthyer para ekranit të Tring, aktori  protagonist 47-vjeçar, Ozcan Deniz, i ka dhënë fund martesës, nga e cila kishte dhe një djalë. Nëse martesa e “Farukut” tek “Nusja nga Stambolli” kishte një fund të lumtur, ajo në jetën reale jo. Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar, çifti zgjidhi martesën 1-vjeçare në vetëm 15 minuta.  

Çifti e kinematografisë turke nënshkroi dokumentet e divorcit në një gjykatë në Stamboll, proces ky që zgjati vetëm pak minuta. Theksojmë se ish-çifti arritën një marrëveshje për përkujdesjen e djalit të tyre 8 muajsh, Kuzey Deniz, dhe kanë nënshkruar protokollin se nuk do të flasin me mediat rreth shkurorëzimit.

Fakti që ka mjaftuar vetëm një seancë gjyqësore për t’i dhënë fund martesës tregon se dyshja kanë qenë mjaft të bindur pëe zgjedhjen që kanë bërë. Ata besohet se janë ndarë me marrëveshje dhe pa hatërmbetje pasi edhe Feyza Aktan nuk i ka fshirë fotot me ish-bashkëshortin në Instagram, madje s’ka ndryshuar as mbiemrin.

Por megjithëse Ozcan Deniz dhe Feyza Aktan janë të divorcuar, ata ende jetojnë në të njëjtën shtëpi. Özcan Deniz dhe Feyza Aktan,

Aktori  ende nuk ka lëvizur nga vila e tij në Zekeriyaköy dhe do të jetojë me ish-gruan e tij derisa të gjejë një shtëpi të re. Ai tashmë është duke kërkuar për një vilë pranë Zekeriyakoy që të jetë afër djalit të tij.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor