Showbiz 11 Korrik 2019

"Nuk kam pranuar të më 'varin' në një çengel e të më lëvizin majtas-djathtas' Al Pazin s'e braktis për asgjë, sepse e kam familje

Showbiz

Javën e shkuar, në  Tring, filloi transmetimi i një prej emisioneve që do të na mbajë ngulitur pas ekranit për 12 puntata! Ishin 3shat, risia më e fundit, formula e një programi që padiskutim do të jetë sukses dhe sot mezi presim puntatën e radhës (në Smile ora 21:00)

Të ftuarit e së enjtjes së kaluar, ishin Jonida e Agron Llakaj, të cilët u përshtatën mjaft mirë me skeçet e programit apo pyetjet me spec të binjakëve në studio.

I gjendur përballë dy aktorëve të humorit, që e nisën rrugëtimin e tyre pikërisht në Al Pazar, Agroni pohoi se ishte i prekur aq sa i lumtur që dy djem të talentuar, arritën të largoheshin nga foleja për të fluturuar larg !

Megjithatë kjo nuk do të thotë që çunat nuk do e ngacmonin Agronin dhe disa prej pyetjeve lidheshin me periudhën kur ai modelonte spektaklin e humorit Portokalli.

Largimi i Agron Llakajt nga “Portokalli”, në 2010-ën bëri jo pak zhurmë, e akoma më shumë ,kur pas dy vitesh ai ngriti nga zero një tjetër spektakël humori me prurje të reja artistësh të talentuar në skenë.

Megjithatë ofertat që Agroni të kthehet në Portokalli nuk kanë munguar, e më fundit ishte e një viti më parë. Megjithatë vetë Llakaj pohoi në studion e 3shave që kafja me ben Blushin, drejtori i Top Chanel ishte një bisedë një ofertë, e cila mbeti në ato kufij.

“Unë në jetën time kam shëtitur shumë, kam rendur shumë, e vetmja gjë që s’e kam braktisur kurrë ka qenë familja. AL Pazar për mua mbetet familje. Nuk braktis kollaj ! “ u shpreh Agron Llakaj.

Ndiqni këtu intervistën e plotë e mos harroni takimin e rradhës

 “Unë ofrova diçka për ndryshim, por mendimi im nuk u përqafua dhe prej momentit kur nuk prodhon më vlerë e kthehet në një lloj monotonie, mirë është që të largohesh. Unë nuk kam pranuar ndonjëherë që të jem i varur në çengel që dikush të më lëvizë majtas apo djathtas. Është shprehur gjithashtu disa vite më parë në një tjetër intervistë për largimin nga spektakli Portokalli.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor