Showbiz 11 Korrik 2019

"Pasi më humbën, të gjithë meshkujt kanë qarë për mua" Era Rusi flet për herë të parë për ish-at

Showbiz

Në ndryshim nga shumë kolege të saj të cilat publikojnë gati çdo muaj këngë të reja, ajo ka zgjedhur "t'i mungojë" ekranit, por jo publikut kryeqytetas i cili e ndjek çdo fundjavë në club-et më në zë të Tiranës. Era Rusi është zëri i cili ka ngritur gjithmonë peshë jo vetëm skenën e festivaleve ku ka marrë pjesë, por edhe eventeve të ndryshme ku nuk mungon kurrë.

Mirëpo nëse për jetën artistike të saj dihen shumë gjëra, nuk mund të themi të njëjtën gjë për jetën private të cilën ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes së medias.

Por ditën e djeshme edhe Era nuk i ka shpëtuar tundimit për të folur paksa rreth vetes. E ftuar në emisionin ''Trokit" ku ka promovuar këngën e saj më të re ''Le t'i dalë flaka" ajo ka folur për statusin e saj aktual. E pyetur nga moderatori Ermal Peçi nëse është kthyer me ndonjë nga ish-at dhe a kanë qarë për të, Era u përgjigj:  “Të gjithë kanë qarë, po se ështu është, kur e humbet e kupton. Edhe unë… edhe kam qarë. Mos bëjmë kot sikur. Ndodh një gjë, unë jepem shumë në një marrëdhënie, ndoshta ma marrin si për të mirëqënë. Kur iki unë, fillojnë kuptojnë"- ka rrëfyer ajo.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor