Showbiz 11 Korrik 2019

Kate 'detyron' princin George të marrë mësime private nga ky sportist legjendar; ja fiksimi i Dukeshës me këtë sport

Showbiz

Mund të jetë vetëm 5 vjeç, por duket se po përgatitet të jetë ylli i ardhshëm i tenisit. Princ George po merr mësime private në fushë, nga lojtari legjendar Roger Federer.

Sportisti zviceriani,  një ndër më të mirët në tenis ka qenë me turne në Britaninë e Madhe dhe midis ndeshjeve, ka marrë disa ditë pushim për të vizituar Dukën dhe Dukesën e Kembrixhit në shtëpinë e tyre në Berkshire për t'i dhënë Prince George disa këshilla dhe truket për të qenë një yll në fushë.

Sipas Federer, George është në fazat e para dhe po mëson si të ndërveprojë me topin e verdhë , por duke qenë se e gjitha familja mbretërore e ka tenisin ndër sported e preferuar, me shumë mundësi dhe princi i vogël do të rritet për të qenë një lojtar mjaft i mirë.

Si Kate Middleton ashtu edhe Princ Ëilliam, po i japin një shembull shumë të mirë fëmijëve, sepse ata janë praktikues të rregullt të sporteve ! Dukesha është gjithashtu një tifoze e “çmendur” e tenisit dhe ndjek rregullisht të gjitha ndeshjet që organizon  Ëimbledon.

Gjatë daljeve publike mbretërore, dukesha e Kembrixhit përfshihet rregullisht me aktivitete sportive si futbolli, hokej dhe netball. Ndërkohë, Princi Ëilliam është një tifoz i përkushtuar i futbollit dhe ndjek nga afër klubin e futbollit Aston Villa.

Kush e di, ndoshta do të jetë Princi George që të ngrejë  trofeun e Ëimbledon një ditë?

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor