Showbiz 11 Korrik 2019

Nga dasma përrallore në muajin e mjaltit akoma më të bukur; Ja ku po i kalojnë pushimet Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij

Showbiz

Vonoi pak, por nuk harroi të vinte dhe muaji i mjaltit për aktorin Gaz Paja dhe bashkëshorten e tij Ira Seferi.

Ndonëse ditën e dasmës Gazi zgjodhi të ndiqte traditën, duke ia besuar babait të tij Luftar Paja dërgimin e ftesave 300 të ftuarve dhe artisti u përpoq t’i mbajë deri diku diskrete detajet e ceremonisë luksoze me shumë personazhe të famshëm të të gjitha fushave, shumë shpejt ato u zbuluan! 

E njëjta gjë duket se ka ndodhur edhe me pushimet që çifti ka marrë pas  dasmës së mrekullueshme , e cila la shumë për të folur! Ata nuk po postonin asgjë rreth muajit të mjaltit, deri para orësh ! Mesa duket pushimet janë po të të njëjtit nivel, të pkatën kështu duket nga fotografitë që kanë postuar në rrjetet sociale.

Larg zhurmës, projekteve të punës dhe angazhimeve çifti duket se po kënaqet në Turqi në një resort të madh dhe të bukur. Hidhuni një sy fotografive:

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor