Showbiz 10 Korrik 2019

Kate Middleton përdori vëthët e Lady Dianës dhe fansat ''shpërthyen" në rrjete sociale, pse të gjithë janë kundër saj

Showbiz

''Çfarë ndodh në Vegas, mbetet në Vegas" mirëpo çfarë ndodh në familjen mbretërore ''u përket" të gjithëve, sidomos tabloideve të cilat nuk lënë rast pa shkruar për pjesëtarët e familjes së famshme britanike. Akoma pa kaluar një javë nga pagëzimi i princ Archie-t, dimë thuajse ''gjithçka'' që ndodhi atë ditë, madje edhe detajet më të vogla. Së fundmi, shtypi dhe rrjetet sociale kanë shpërthyer kundër Kate Middleton për shkak të një ''gabimi" që ajo bëri më 6 korrik.

Edhe pse e gjithë vëmendja ishte e përqendruar tek më i vogli i familjes dhe prindërit e tij, dukesha e Cambridge nuk mund të mos binte në sy. Ajo u shfaq e veshur me një fustan rozë, të kombinuar në mënyrë elegante me rrethin e kuq dhe vëthët prej perle. Këta vëthë nuk ishin të panjohur për publikun, pasi lady Diana i kishte përdor plot 35 vite më parë, në pagëzimin e princit Harry më 1984-ën. 

Deri këtu duket gjithçka në rregull, por pse të gjithë shpërthyen kundër Kate?  Twitter-i është mbushur me reagime të njerëzve që mendojnë se dukesha duhet t`ia kishte dhënë Meghan-it për atë rast dhe të mos e vidhte ajo vëmendje kryesore. ''Nuk mund ta pranosh se nuk je më e pëlqyer, ndaj shfrytëzon çdo rast për të lënë në hije Meghan'', ''Kjo që bëre ishte shumë e ulët, nuk je ti mbretëresha që duam" etj ishin prej komenteve kundër dukeshës 37 vjeçare.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor