“Ferma VIP”, Valeri tregon fillimet në modeling: Kam bërë foto të guximshme, lija nam!
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Pas aktit, për të shmangur infeksionet e traktit urinar duhet të urinoni! E kemi thënë në çdo artikull seksi, por sërish mendojmë se vlen t’i përsërisim të gjitha veprimet që duhet të bëni pas një marrëdhënieje seksuale për të qenë të shëndetshme dhe vagina juaj të jetë e lumtur. E pyetur nga revista WomensHealth Sara Twogood, asistent profesoreshë e obstetrikës dhe gjinekologjisë në Shkollën Mjekësore të Kalifornisë shprehet:
Edhe në qoftë se fshikëza juaj nuk është e mbushur dhe ju nuk keni ndjesinë e urinimit, duhet të përpiqeni pasi mjafton shumë pak të larguar bakteret nga uretra, baktere të cilat nga vagina mund të infektojnë traktin urinar.
Duhet të pastroheni pas aktit pasi bakteret kanë aftësinë të shumohen në prani të spermës, djerësës apo lëngjeve vaginale. Ky është mjedisi perfekt për mikroorganizmat ndaj sigurohuni që gjithmonë pranë krevatit të keni letra, nëse përtoni të shkoni në tualet menjëherë.
Asnjëherë mos u përpiqni të pastroni vaginën me shampo apo sapun sepse ajo që do të bëni është thjesht të prishni ekuilibrat dhe pH e vaginës. Mjafton të laheni me ujë.
POR ajo që ndoshta nuk kishit dëgjuar është se pas seksit nuk duhet të nxitoni të vishni mbathjet !
Ekspertja e shëndetit rekomandon se për pak orë të mos i vishni mbathjet por të qëndroni me një palë pizhama të lirshme. Në këtë mënyrë vagina “do të marrë ajër” dhe kushtet do të jenë të papërshtatshme për t’u zhvilluar infeksione maja apo kërpudhore. Sigurohuni që të brendshmet të jenë material pambuku dhe të thata, në të kundërt mund të vuani pasojat. Pra thuajini JO tangave dandellë, të mëndafshëta ! WomensHealth
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...