Showbiz 10 Korrik 2019

''Skandaloze, kjo është e papranueshme'' çfarë e zemëroi kaq shumë Florjan Binajn në Himarë?

Showbiz

Ai është një nga emrat më të njohur të humorit shqiptar, i cili gjatë gjithë karrierës ka mishëruar mbi qindra role të spikatura duke na sjellë pafund buzëqeshje dhe hare, megjithatë Flor Binaj di të jetë serioz aty kur duhet. Aktori aq shumë i dashur i ‘’Portokallisë”  është gjithmonë aktiv në rrjete sociale, ku ndan vazhdimisht momente nga jeta e tij e përditshme, por edhe ngre shqetësimin e tij rreth kauzave të ndryshme sociale.

Këto ditë ai po pushon në Himarë, ku është përballur me një fenomen të shëmtuar: muret e pjesës së vjetër të qytetit dhe kalasë janë pushtuar nga parrullat e ndryshme greke kundër shqiptarëve.

Binaj i bën thirrje për ndërhyrje sa më urgjente Ministrisë së Turizmit, ndërsa shton se në rast se një gjë e tillë do të ndodhte në Greqi, kjo do të quhej një incident i rëndë diplomatik.

“Një turp i madh që në mes të sezonit turistik, askush nuk bën asgjë për të fshirë këto shkrime ofenduese si: Himara është greqi dhe epir, në muret e kalasë së Himarës…Min e Turizmit si je? Nëse shkrime të tilla do bëheshin në Greqi do quhej incident diplomatik…kur bëhen në Shqipëri quhet sezon turistik…TURP!”, shkruan Binaj bashkëngjitur fotove.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor