Marredhenia ne çift 10 Korrik 2019

Puthje në ballë, alla franceze apo me sy mbyllur; Kuptimet e ndryshme të puthjeve dhe ç'thotë e preferuara për JU

Marredhenia ne çift

Të puthësh me sytë e mbyllur është një gjest shumë i natyrshëm dhe spontan. Është një reagim automatik, një lloj mënyre ‘’për të shijuar’’ sa më intensivisht puthjen 
Sipas psikologëve të Royal Holloway University of London, truri nuk arrin të kontrollojë shumë stimuj njëkohësisht, siç mund të jenë shqisat e të parit dhe ndijimit. Për të shmangur këtë lloj mbingarkese shqisore ndjemë nevojën për të mbyllur sytë.
Ndoshta jeni kureshtarë si ia bëjnë personat që mbajnë sytë hapur kur puthin ? Nuk ekziston një arsye shkencore për këtë. Shpjegimi i vetëm që mund të japim është se ata nuk e shijojnë puthjen aq sa mendohet. E tani që mësuat se përse puthim me sytë mbyllur, lexoni dhe disa fakte të tjera për puthjen

Puthja: sjell më shumë kënaqësi nëse... 
Meshkujt pëlqejnë që puthjet të jenë të lagështa dhe sa më shumë kontakt me gjuhën. Si burrat, ashtu dhe gratë pastaj, preferojnë kontaktin me gjuhë në lidhjet e gjata. Sipas psikologëve , puthja mund të të japë informacione të rëndësishme mbi cilësinë e takimit me personin që po puthim. Dhe përderisa meshkujt nuk kanë ndonjë dhunti të veçantë në “testin e pështymës” (teknikisht kanë një “perceptim të reduktuar kimik - ndjesor”), prandaj dhe kanë nevojë për një puthje veçanërisht “të lagësht”, në mënyrë që të mund të vendosin.

Lexoni këtu: 3 arsye përse puthjet në ballë janë më të veçantat; shpjegimin e japin psikologët

Të bësh dashuri pa u puthur. 
Një takim erotik ku mungojnë puthjet? Nuk ka asnjë lloj problemi për 50 përqind të meshkujve të intervistuar, por vetëm 10 përqind e grave janë dakord. Pjesa tjetër, pra 90 përqind e femrave, e ka thelbesor shkëmbimin e puthjeve në një raport intim.

Seks me dike që puth keq: po dhe jo? 
Në krahasim me burrat, vetëm gjysma e grave do panonin të bënin dashuri me një të dashur që nuk di të puthë.


Ndryshe nga femrat, të cilat i japin puthjes një rëndësi të veçantë, për meshkujt akti i të puthurit bëhet gjithmonë e më pak i rëndësishëm hap pas hapi ndërsa lidhja bëhet më e qëndrueshme.

Të puthesh përpara, gjatë dhe pas erosit, sa e rëndësishme është? 
Akti i të puthurit, vjen duke e humbur rëndësinë teksa kalohet nga parapërgatitjet, tek raporti seksuala dhe tek pjesa pas tij. Gjithsesi, për gratë ka një rëndësi më të madhe sesa për burrat.

A mund ta vrasë një puthje romantizimin? 
Duket se po. Një studim për këtë argument, ka vërtetuar se 59 përqind e meshkujve dhe 66 përqind e femrave kanë mbetur të zhgënjeyr dhe të shkurajuar pasi u ka ndodhur të puthin një parnter të mundshëm.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor