Kuriozitete 9 Korrik 2019

Nuk keni pse përdorni Photoshop, këto janë metodat e vetme që zbardhin dhëmbët lirë dhe mirë

Kuriozitete

Një buzëqeshje shndritëse është ëndrra e të gjithëve. Por para se t’i drejtoheni dentistit për zbardhjen e dhëmbëve, e cila shpesh mund të jetë edhe e dëmshme, ne ju japim disa ide për zbardhjen në kushte shtëpie.

Lëkura e bananes: Bananet janë një burim vlerash ushqimore për organizmin tonë. Por edhe lëkura mund të na shërbejë. Para se t’i hedhim në plehra lëkurat e bananes, mund të fërkojmë dhëmbët me to për 2 minuta. Më pas lajmë dhëmbët me pastën e zakonshme. Ky veprim duhet përsëritur 2-3 herë në javë dhe pas një kohe të shkurtër, rezultatet e para janë të dukshme. Zbardhja e dhëmbëve me lëkurën e bananes i detyrohet mineraleve si kaliumi, magnezi dhe mangani, të cilat gjenden me shumicë tek ky frut.

Lëkurë dhe lëng limoni: Acidi acetik që gjendet në nivel të lartë tek limoni vepron si zbardhues. Mjafton të fërkoni dhëmbët me lëkurën apo të lyeni dhëmbët me lëngun e përzier me ujë (në masa të barabarta). Por këshillohet që kjo metodë të mos përdoret më shumë se dy herë në javë, pasi mund të dëmtojë zmaltin.

Karotat: Kur konsumohen të freskëta dhe të pagatuara, karotat veprojnë si pastrues për dhëmbët. Ato vrasin bakteret e gojës dhe i bëjnë dhëmbët më të bardhë. Për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C, do të keni mishra më të shëndetshëm dhe më pak baktere që shkaktojnë erën e keqe.

Soda e bukës: Ajo është mënyra më e sigurt dhe më e shëndetshme për të zbardhur dhëmbët dhe për këtë janë dakord të gjithë dentistët. Soda largon njollat dhe mbron zmaltin. Mjafton të përzieni pak sodë buke me kripë dhe të fërkoni dhëmbët me të duke përdorur një furçë të butë. Buzëqeshja do të jetë rrëzëllitëse dhe ndjesia e pastërtisë në gojë do zgjasë gjithë ditën. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor