Pjata kryesore 9 Korrik 2019

Makarona guaskë të mbushura me gjizë, domate dhe djathë

Pjata kryesore

Nga MIRELA ANDONI/Fotografia ARMAND HABAZAJ

Jeni në kërkim të një pjate të shpejtë, të shijshme, por edhe të bëni pak figurë të mirë sepse sonte keni miq? Nuk keni përse kërkoni më gjatë, pasi duararta Mirela Andoni ka zgjidhjen e duhur për ju: maskarona guaskë të mbushura.

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA: 20 makarona guaskë, 4 domate, 1 thelb hudhër, 50 ml vaj ulliri, kripë, piper, 1/2 lugë sheqer, 10 degë borzilok, 250 g gjizë pa kripë, 100 g djathë Parmigiano, 100 g djathë Chedar, pak lëkurë limoni, 1/2 spec i kuq djegës, sipas dëshirës.

PËRGATITJA: Makaronat i vëmë të ziejnë për 5 minuta në ujë me kripë dhe nisim me përgatitjen e salcës. Hedhim në grirësen elektrike domatet e qëruara, vajin e ullirit, borzilokun, thelbin e hudhrës, kripën, piperin dhe pak sheqer. I bluajmë derisa të bëhen pure dhe masën e përftuar e shtrojmë në tavë. Për mbushjen e makaronave guaskë, përziejmë gjizën pa kripë, djathin
Parmigiano, djathin Chedar, lëkurën e limonit, borzilokun dhe sipas dëshirës, edhe pak spec djegës. I kullojmë guaskat dhe i përziejmë me pak vaj ulliri që të mos na ngjiten. I mbushim me radhë dhe i rreshtojmë në tavë. Më pas, i pjekim për 20 minuta në temperaturën 180° C.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor