Showbiz 9 Korrik 2019

Meghan Markle theu sërish rregullat dhe askush nuk e kuptoi, ç'ndodhi në pagëzimin e princit Archie

Showbiz

Që Meghan Markle është kryeneçe dhe i pëlqen të thyejë rregullat e familjes  këtë e kishim kuptuar prej kohësh, por që ta bënte këtë gjë në ditën e pagëzimit të të birit këtë nuk na e kishte marrë mendje. Mirëpo kur bëhet fjalë për dukeshën e Sussex-it, çdo gjë është e mundur, madje ajo ‘’shfrytëzon’’ edhe detajet më të vogla për të treguar se dëshiron të jetë e lirë dhe larg kodeve të protokollit mbretëror.

E veshur me një fustan të bardhë Dior, shoqëruar me një kapelë elegante dhe një palë vëthë Cartier, dukesha e Sussex-it dukej më rrëzëllitëse se kurrë më parë ditën e pagëzimit të princit Archie. Megjithatë shumë pak e dinë se kjo zgjedhje ‘’à la française” e Meghan-it nuk përkon aspak me atë çfarë kërkon tradita e mbretërorëve. 

Ndryshe nga Kate Middleton, e cila zakonisht ka ndjekur kodin mbretëror dhe ka vendosur të vishet nga dizajnerë britanikë në daljet e rëndësishme të familjes, që nga dita e dasmës me William, në vitin 2011 e deri më dot, Meghan ka bërë krejt të kundërtën.

Nga ana tjetër, zgjodhi të respektonte traditën për të birin, pinjolli i fundit i mbretërisë veshi një kopje të fustanit të pagëzimit të familjes, që daton nga pagëzimi i Mbretëreshës Viktoria, në 1841.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor