Showbiz 9 Korrik 2019

Lë të dashurin 9 vite më të madh dhe lidhet me vëllain e motrave Hadid; Sa vite diferencë ka Dua me të dashurin e ri

Showbiz

Do të mjaftonte një kontroll i shpejtë (përveç lajmeve që qarkullojnë online) për të kuptuar që Dua Lipa i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me kuzhinierin e famshëm britanik Isaac Carew.

24-vjeçarja dukej e lumtur me 33-vjeçarin e madje, Isaac ishte shumë i dashur edhe për familjen! Ai ishte gjithmonë pranë Duas  e familjes së saj, në raste e tyre më të rëndësishme , evente të ndryshme etj. Madje më i vogli i familjes dukej të ishte tepër i lidhur me ish-të dashurin e motrës, pasi shpesh postonte foto me të në Instagram.

Megjithatë, çifti u nda këtë vit e secili është parë krahë partnerëve të rinj. Nëse ende nuk e dimë për Isaac, Dua nuk e ka problem të shfaqet rrugëve të Londrës  me të dashurin 3 vite më të ri. Siç raportojnë mediet e huaja, këngëtarja është në lidhje me vëllain e vogël të motrave Hadid, Anwar .

Dua i  dha fund “thashethemeve” të shtunën, teksa u pa bashkë me Anëar Hadid në “Barclaycard British Summer Time Hyde Park”. Madje, qarkulluan edhe disa fotografi, teksa ajo po puthej me Anëarin në publik.

Pak ditë më parë, Dua ka qenë prezente në ditëlindjen e modelit, madje duke e befasuar me tortë në festën e organizuar mes familjes dhe miqve. Kjo lidhje e këngëtares po përflitet shumë, pasi që ka filluar shumë pak kohë pas ndarjes së Duas nga i dashuri i saj prej vitesh, Isaac Carew.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor