Showbiz 9 Korrik 2019

''Tani që jam vetë prind, e kuptoj ç'ke hequr", Xhensila Myrtezaj i kërkon falje publike mamasë në ditën e saj të lindjes

Showbiz

Duket se ka ndodhur dje, por në fakt ka kaluar plot një vit qëkurse Xhensila Myrtezaj u bë nënë për herë të parë. Dymbëdhjetë korrikun e kaluar, në jetën e saj dhe të Besit erdhi një mrekulli e vogël e quajtur Ajka, e cila ndryshoi gjithçka për të dy. Thonë se arrin të kuptosh më mirë atë që kanë bërë prindërit për ty, në momentin kur shtrëngon në krahët e tu krijesën tënde dhe këtë Xhensila e di më mirë se kushdo tjetër.

Ndërkohë, që përgatitet të festojë ditëlindjen e parë të Ajkës, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka zgjedhur fjalët më të ndjera për t’i uruar ditëlindjen mamasë së saj. Korrik i shtrenjtë, sot zgjohem me shumë gëzim. Nëna që më dha jetën, sot ka ditëlindjen, dhe ndërkohë që unë përgatitem për ditëlindjen e mbesës së saj, kuptoj nënën time. Ma, të them se sa shumë të dua, dhe sa mirënjohëse jam për sakrificat që ke bërë për mua. Të kërkoj falje për çdo tekë, sot kuptoj dhe se sa shumë të kam munduar kur vrapoje lulishteve pas meje kur unë isha sa Ajka jonë sot, vetëm për të mbaruar pjatën e supës. Të gëzofshim edhe shumë e shume vite unë, Alba, Ajka”-shkruan këngëtarja.

Përveç urimeve të shumta në adresë të mamasë së këngëtares, komentuesit i kanë shkruar gjithashtu se prindërit i harrojnë të gjitha për aq kohë sa fëmijët e tyre janë të lumtur.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor