Showbiz 9 Korrik 2019

Pas 10 vitesh të lidhur, Nora Istrefi i jep fund martesës me Robert Berishën? Çfarë e nxiti krizën

Showbiz

Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë ndër çiftet më jetëgjatë të shoëbizit shqiptar e së fundmi në mediet online po qarkullon lajmi se çifti është në një krizë dhe janë drejt divorcit.

Artistët kanë lidhur kurorë para 5 vitesh , pas një lidhjeje gati 10 vjeçare dhe kanë një vajzë të quajtur Renee.

Deklaratat e papritura rreth divorcit dhe mënyrës sesi çifti e shihte këtë të fundit, kanë qenë arsyeja përse lajmet e ndarjes janë shpërndarë me shpejtësi në rrjet.

Por duket se këto lajme mbetën  në kuadër të thashethemeve pasi burime për “Iconstyle” mësojnë se çifti është ende bashkë dhe më të lumtur se kurrë.

Pak ditë më parë Nora Istrefi ishte në Tiranë së bashku me motrën e saj Era Istrefi për të performuar në  Coca-Cola Summer Festival 3 dhe personi i cili i shoqëronte ishte Robert Berisha.

Kjo gjë hedh poshtë zërat për një ndarje të mundshme midis tyre.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor