Pijet 9 Korrik 2019

Nga pastrimi i sistemit tretës deri tek sëmundjet e zemrës; lexoni çfarë i ndodh trupit nëse pini një gotë lëng domate në ditë

Pijet

Nëse të paktën keni udhëtuar një herë me avion, e keni mësuar që lëngu i domates shërbehet në avion si një pije e vërtetë ! Shoqërohet me piper apo kripë e nëse nuk e keni provuar kur keni patur rastin, përgatiteni vetë në shtëpi, sepse nuk ka asgjë të vështirë.

Lëngu i domates ka veti detoksifikuese është i pasur me vitamina dhe minerale shumë të rëndësishme për organizmin. Është pak kalorik, gjë që e bën të shkëlqyer si pije dobësuese ! Fare mirë mund të zëvendësojë dhe pijet energjikë. Më poshtë do t’ju listojmë arsyet pse:

Një gotë e vetme e lëngut të domates çdo ditë forcon sistemin tuaj imunitar, ju mbron kundër sëmundjeve të zemrës dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit. Përveç kësaj, kjo pije freskuese parandalon sëmundjet e pankreasit, mëlçisë dhe mushkërive, ndihmon me tretjen dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm. Lëngu i domates lehtëson simptomat reumatike dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Për më tepër, ndihmon në pastrimin e lëkurës dhe shkëlqimin e saj nga “brenda-jashtë’

Për më tepër, domatja përmban kalium, kalcium, proteina bimore dhe karbohidrate, si dhe vitaminë esenciale C. Ajo është gjithashtu një ilaç i madh natyror për spazmat e muskujve, sepse është e pasur me magnez (11mg në 100 gram).

Këshilla për të përgatitur një gotë me lëng domate: do t’iu nevojiten 2 domate dhe 2 karota
Kjo pije  përbërje përmban vitaminë A, B1, B6, E dhe K.
Pasi karota dhe domatja të jenë miksuar mirë me njëra-tjetrën në blender shtoni për shije, pak lëng limoni. Pija duhet të konsumohet menjëherë!

Një tjetër recetë:
Përbërësit: 6 kg domate, dy lugë kripë 4 lugë sheqer
Metoda e përgatitjes: Lani domatet në ujë të ftohtë dhe pastaj grijini ato. Shtoni kripë dhe sheqer dhe vendosini në zjarr, përziejini shpesh për të parandaluar djegien. Pas 10 minutash hiqini nga soba dhe vendosini në një shishe qelqi të sterilizuar dhe të mbyllur mirë. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor