Showbiz 9 Korrik 2019

Kate Middleton i trembet konkurrencës së Meghan, ja çfarë ka vendosur të bëjë dukesha 37 vjeçare

Showbiz

Edhe pse burimet pranë Pallatit të Kensington-it janë përpjekur gjithmonë të na bëjnë të besojmë se marrëdhënia mes kunatave të famshme mbretërore Kate Middleton dhe Meghan Markle shkon fjollë, ekspertët e gjuhës së trupit dhe tabloidet britanike kanë provuar krejt të kundërtën. Ashtu si në rastin e Sarah Ferguson dhe Lady Diana, as bashkëshoret e dy princave nuk i kanë shpëtuar ''përballjes" mes tyre.

Ndërkohë që brenda familjes mbretërore lufta më e ashpër është ajo për pushtet, mes Meghan dhe Kate lufta më e fortë është ajo e stilit. Të dyja dukeshat shquhen për elegancën e tyre në çdo dalje publike, e përveç kënaqësisë për t'i parë kjo gjë përkthehet edhe në miliona fitime. Sipas një sondazhi të fundit, Meghan Markle është idhull dhe muzë frymëzin për qindra gra.

E gjendur përballë kësaj situate, Kate Middleton ka vendosur të rinovojë stilin e saj për t'u dukur sa më këndshëm. Sipas burimeve të “People”, Dukesha e Cambridge-it ka kërkuar ndihmën e një stilisti që të rikrijojë imazhin e saj publik me një look “më rinor”. “Po ndiente se look-u i saj ishte bërë monoton paksa dhe mendoi se i duhej diçka më e guximshme. Është përpjekur të krijojë një pamje më rinore dhe besoj se ia ka dalë mbanë".-përfunndoi ai. Dhe parë nga fotot e fundit, besojmë se ia ka arritur qëllimit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor